Petro Sota:Sibora


SIBORA
—————

Avioni,
s’do të priste më,
që ti të vije pak më vonë,
Në pistën me lagështi,
rrinte shtrirë si një lehonë,
Unë aty,
i fundit mbeta,
ndërsa piloti sheh nga ora,
Mbrëmja po vinte,
ndërsa ti,… ???
nuk po vije Sibora,!

E humbe një rast,
që më,
nuk mund të vij,
Dallga e heshtjes,
kujtimet tona,
tmerrsisht do ti fshij,
Si zëmrat e vizatuara në rërën e lagur,
që dallgët i fshijnë,
duke lënë pas,
shkumën e zbardhur.

Shkaku i mos ardhjes,
cili vallë do të ish,?
Që ty,
të ndryshoj mëndjen,
dhe të bëri të mos vish,
S’ka qënë e lehtë për ty,
por as për mua ,
që rrugën me dhimbje mora,
por pa ty,
moj Sibora.!

Me trishtim shikoja mbrapa,
çfarë vallë kisha lënë,?
Lashtë një ëndërr,?
apo,…!
por ti ëndërr s’kishe qënë.!
Më fjalët në buzë,
ti më flisje të më bindje,
Ah, ç’ bukuri delirante,
që më sillte,
aq shumë dhimbje.

Atë dhimbje që të pikon,
si pikë vese në acar,
Po kush vallë e largon,?
këtë ëndërr,
si të marrë,
Ndërsa fjalët si flutura,
ti çdo mbrëmje m’i dërgoje,
Premtuese,
të ëmbla,
Por,
bindje më shumë,
më kërkoje.

Çfarë është një cometë,
që digjet në galaktikë,?
Ashtu është syri i jot,
që të djeg me qerpikë,!
Me atë vështrim,
turbullues,
ndonjëherë më trëmb,
Një bukuri qiellore,
që në shpirt të dhëmb.

Niset avioni i mbushur plot,
nëpër shi si një vampir,
Nga malli që kisha,
s’të thashë dot,
lamtumirë,
Si në udhëkryq na mbeten,
ato pak mendime,
Të largoheshin larg,
nuk po gjenin drejtime.

E di, që loti,
si pikat e shiut
mbi faqe do të rrëshqasin,
Por shpirtin tënd,
si valë manjetike,
do e godasin,
Kur dashurinë tonë
do të jesh duke kujtuar,
si shtrigane nata,
gjithçka,
do të ketë mbuluar.

Një heshtje vrastare,
pastaj,
do të vijë si e marrë,
Këmbë e duar do të kryqëzoj,
si Krishtin në altar,
Të gjitha ëndërrat
që kisha për ty unë,
Do të më shfaqen,
çdo natë,
kur sytë,
t’i mbyll për gjumë.

Kur shumë larg do të jem,
në çdo mbrëmje të vonë,
Do më shfaqesh e shënjtë,
si Shën Mëria,
në ikonë,
Do të zgjohem nga gjumi,
në mesnatë i hutuar,
Yjet do të shoh,
ndonjë shënjë,
për të kuptuar,

Ndërsa netët e ftohta,
kur të kenë ngrirë nga dëbora,
Në ëndërr,
do të thërrasë,
ku je,
moj Sibora,!
Por ti je shumë larg,
nuk mund të vish dot,
Nga të ftohtit të madh,
do kem ngrirë si robot.

Do më shfaqesh pastaj,
si Elsa,
princesha e trishtuar,
Në pallatin prej akulli,
me magji të ndërtuar,
Por ti,
je vërtetë si princeshë,
s’të mungon as kurora,
I ke të gjitha,
në shpirt,
në zemër,
në bukurinë tënde,
Sibora.!

Dhe ashtu si Sizifi,
një peshë të rëndë do të mbaj,
Për gjithë jetën mbi supe,
si i dënuar me faj,
Por,
një peshë më të rëndë,
shpirtin ta mbush,
Kur nga rrugë e gjatë kthehesh,
dhe s’të pret askush.

Njëmijë arsye mund të kesh,
por asnjë për tu ndarë,
Se ti vetë më thoshje;
– të dua, si e marrë,!
Si i marrë,
edhe unë të doja,
por dot nuk të mora,
Prandaj,
e kam të vështirë të them;
-Lamtumirë Sibora.!