Petro Sota:Ti ike


Petro Sota

Ti ike

Kur ti ike, një humnerë më le,
Por në rrugë, gjurmë s’ke lënë.
E lidhur në qiell, si pelë në fre,
Po më ngjan, kjo gjysëm hënë

Dhe pas teje më iku dhe gjumi,
Prandaj fillova të mendoja kot,
Në këtë natë në ngjyrë plumbi,
Vrapoja pas teje si Don Kishot.

Dhe vrapoja ndoshta që të gjeja,
Nëpër fusha, në male dhe pyjet,
Nga pas po më ndiqte edhe reja,
Bënte errësirë, mos të shihja yjet.

Mendimet rrëshkisnin si me ski,
Të përqëndrohem s’po mundem,
Ndërsa drurët të zhveshur për çudi,
Më ngjanin si lejlek, që lekunden.

Dhe çuditeshin me mua, që si hije,
Po vrapoja mbi kalë në errësirë,
Çfarë ishte kjo, ëndërr marrëzije,?
Apo, qe ndezur si flakë një dëshirë.

Nuk mund të bëja asgjë kurrsesi,
Që të ndaloja ty, do të ishte e kot,
Dhe pse ike e nxituar, ndoshta e di,
Nga ky vënd plot me Don Kishot.

Se mund të kthehesh një ditë prap,
Por kështu do t’na gjesh përsëri ne,
Dhe retë do të iknin, që këtu me vrap,
Ndërsa hëna e lidhur, si pelë në fre.

Që më ike ashtu, për ty s’do të qaj,
Se ndoshta dhe ti e kishje një shkak,
Kur të kthehen dallandyshet në maj,
Në u kthefsh, do të më gjesh fillikat,

Petro Sota 10 janar 2022………………. 

Shiko më pak

About Post Author