Petro Sota:Vajza dhe zogu


Vajza dhe zogu

Një vajzë e vogël, një zog gjeti,
Kishte rënë, nga foleja në tokë,
Kur ajo e pa, e trishtuar mbeti,
Nga sytë e saj, po i rridhnin lotë.

E ledhatonte ngadalë me dorë
Por zogu i vogël, tentoj që të ik,
I dridhej zemra, fort në kraharor
Ishte i trembur dhe kishte frikë.

Po rrinte i strukur, në dorën e saj,
Me sytë e vegjël, i trembur shumë,
Me cicërima të lehta, filloj që të qaj,
Me sy të mbyllur, sikur donte gjumë.

Ngrohtësinë e dorës, që e mbante,
E ndjeu menjëherë, e po rrinte i qetë,
Cicërima gëzimi lëshoi, më s’po qante,
Si të ish mbuluar, nga e ëma e vet.

E vendosi ngadalë në prehërin e saj,
Dhe gjumi zogun, menjëherë e zuri,
Aty fjeti pak dhe kur u zgjua, pastaj,
Ca thërrime buke, ajo zogut i pruri.

Se kishte uri, e me gëzim po hante,
Shikonte vajzën, me kokën mënjanë,
Me të u miqësua, e më s’po qante,
Sikur nënën e tij, të kishte pranë,

E donte zogun, por s’mund ta mbante,
Këtë vogëlushja e dinte shumë mirë,
Se më vonë ai, për nënën do të qante,
Si e puthi tek sqepi, pastaj e la të lirë.

E çoi zogun atje, ku e gjeti më parë,
E përkëdheli si fëmijë e aty e lëshoi,
Me cicërima e ëma, ishte duke qarë,
Kur e pa zogun, me krahë e përqafoi.

Petro Sota

About Post Author