Petro Sota:Vajza prej reje


Petro Sota

Po pija kafen, në ballkon një mëngjes,

Një re në qiell, si më ndryshe m’u duk,

Nga lartësia filloj, mengadalë të zbres,

Kish fytyrën e një vajze të butë si pambuk.

Po e ndiqja me sy, këtë vajzë prej reje,

Që zbriste dhe ngjitej sikur vallëzonte,

Atë ndoshta si ëndërr, mund ta rrëfeje,

Jo të parë me sy, se asnjë se besonte.

Më ka ndodhur kështu dhe herë të tjera

Duke parë në qiell, shumë forma me retë,

Për çudi mendoja; -sa artiste qënka era,

Që e pikturon qiellin, por si Claude Monet.

Ky piktor francez, ç’mu kujtua për çudi,

Kur po shihja qiellin, tjetër gjë zbulova,

Ndërsa vajza prej reje, po afrohej përsëri,

Pashë sytë e trishtuar, që kish Ahmatova.

Kur ishim të vegjël, shtriheshim në lëndinë,

Shihnim retë në qiell, kur figura krijonin,

Nga lëvizja e tyre edhe ne me fantazinë,

Gjithçka të bukur, në mëndje imagjinonim.

Por bukuria qiellore me retë si të gjalla,

Në imagjinatën tonë, ndonjë gjë do gjeje

Mbi dyshekun fluturues, si nëpër përralla

Po më dukej e trishtuar, vajza prej reje.

Petro Sota 5 nëntor 2021………………….

(1988)

***

About Post Author