Petro Sota:Vitet ikin


Vitet ikin

M’u kujtove, si dikur atëhere,

Të njëzetat, si kishe mbush,

Xixëllonjë, në natë pranvere,

Kur të putha, vetëm në gushë…

Ajo gushë, që m’ndezi shpuzën,

Dhe më nuk fjeta, një natë dot,

Se ëndërr shihja, dhe për buzën,

Edhe për gjirin, të mbushur plot.

Dhe jo vetëm, që dot s’po flija,

Por tek dritarja, hënën shikoja,

Deri tek yjet, me shikim arrija,

Dhe me ato, ngjashmëri kërkoja.

Por, edhe hënës, ja kaloje ti,

As me yjet, dot s’të krahasoja,

Të shihja pjeshkët, aty në gji,

Ato çaste, s’mund t’i harroja.

Vërtet çaste, që s’do t’i harroja,

Kur hipja lart, në degë t’qershisë,

Me sytë e mi, çfarë të shikoja,

Porsi bajame, qeshnin dy sisë.

Kur i shikoja, trupi më dridhej,

Por dhe zëri, më kishte humb,

S’flisja dot, se gjoksi të hidhej,

Kur ecje lehtë, e vithet i tund.

Ecje lehtë, me ato sandale,

Flokët t’lëshuara, pa gërsheta,

Me buzë të kuqe, si petale,

Çfarë të thoshja, pa fjalë mbeta.

Kush të pa, për herë të parë,

Dhe s’u habit, me të vërtetë,

Sytë shkëlqenin, si margaritarë,

Dhe me qerpikët, si shigjetë.

Eh, këto vite, si po na shkojnë,

Dhe nuk kthehen, kurrë pas më,

Por janë ca gjëra, që si harrojmë,

Që thellë në shpirt, dot s’po i lë.

S’po i lë dot, tek shpirti brënda,

Se po m’rëndojnë, e dot si mban,

Tani më shumë, më qan zemra,

Por, vitet ikin, mëshirë nuk kanë.

Petro Sota 18 korrik 2022

About Post Author