Ku je o botë

Topat bubullijnë, godasin, tmerr,
Aeroplanët bombardojnë, rrënoja
Raketat krijojnë trajektoren e vdekjes brutale
Çfarë ngjyrë ka skëtera – zjarr dhe hi.
Ç’ fuqi ka mallkimi?
Shkatërrim.
Një vend bëhet fli, dielli nxirroset
Tanket thyejnë eshtrat e tokës
Dhe zëri i Sevçenkos jehon përsëri:
“Gajdamakët mbollën grurë”
Ukrainë e gjerë
Zjarri i armëve e korri
Katastrofë e tmerr!”
Zjarr, zjarr, zjarr
Dhe gjak, gjak i pafajmë, gjak
Dhe katastrofë, kufoma në rrugë
Qytete gërmadha,shkretëtirë, vdekje
Qielli po hedh shi bombash
Shiu i mortit rrëmben gjithçka
Dhe zjarr, zjarr, zjarr,
Toka po digjet, deti merr flak,
Cili strehim do të të fshehë
O njeri fatkeq?
Dhe zjarr, zjarr, zjarr,
Nga toka, nga qielli, nga deti
Nga brigjet e çmendurisë
Dhe raketat godasin shtëpitë
Shkollat, teatrot.
Spitalet
Bombat godasin kopshtin e pranverës
Ciflat bien dhe në oborrin e shtëpisë sime
Arrijnë në çdo cep të globit
Shkatërojnë një shtet, vrasin një popull
Vret vëllai vëllanë. Po vrasin lirinë
Shkulin pemën e lashtë të fisit lavdimadh
Përgjakin puthjen e dashurisë.
Një plumb vret shumë zemra
Flakë, gjëmë dhe bomba
Dhe përpara mallkimi i emigrimit
Të vrasin o njeri,
Perënditë e Luftës
Tregtarët e vdekjes
Ata na lëndojnë, na plagosin
Dhe Ti dhe Mua
Dhe diellin dhe hënën
Ata dehen me gjakun e të pafajshmëve dhe ju flini gjumë
Vrasin buzëqeshjen e foshnjës
Trëndafilin e tokës
Buzëqeshjen e jetës
Shënojnë pa ju dridhur dora dhe vrasin të ardhmen.
Me ç’ fasho do t’i lidhi plagët Njerëzimi
Dhe si mund të mbështetësh kokën sërish
Mbi jastëkun tënd paqësor, o botë mëkatare,
Si do të ulemi në tavolinën e gëzimit
Gota që do ngrëmë dolli është mbushur me gjak
“Të jetosh në liri – dhe të flesh – është më e tmerrshmja”.
Stepa po digjet,
Dnjepri vërshon gjak
Ku je o botë? I verbove sytë e kujtesës
Dhe fle si dele, nën hijen e dafinës
O ç’ dele e majme për ta çuar në kasapanë
Nuk e ndjen gjakun që të spërkat pjatën
Nuk e ndjen dhimbjen që të shpon zemrën
Lufta po troket në derën tënde!
E masakruan lirinë i mbytën paqen gjithësisë
Ku je o botë e lume?
Kur do të vesh gjoksin t’i thuash ndal barbarisë?
PETRO ÇERKEZI
Nga vëllimi poetik: “DASHURI DHE ILUZIONE” Nga cikli: “KURTHET