Pezull
Buzëmbrëmje…errësire,
Nata ecën heshturazi,
Pas xhamave te ngrirë.
Udhëton për ku,se di
Vjen tek unë,vrapon tek ti.
Atë ditë vërshuan fjalët,
Si lumi qe merr gurë
Tani që mendohem,
S’do ti thosha kurre.
Ndoshta dhe ti mendohesh,
E gjumi nuk të merr.
Nga fjalët e thëna,
Nata bëhet ferr.
Dhe ferri i dashur,
S’mund te jetë pèrjetèsi
Dielli dhe natën ngroh
Po te duash ti.
