Pierre Simsia-E bukura artiste, e suksesshmja këngëtare Lindita Theodhori


Pierre Simsia 

E bukura artiste, e suksesshmja këngëtare Lindita Theodhori Artiste e Merituar, një ndër këngëtaret më të mira të Shqipërisë, këngëtarja e pëlqyer pothuajse nga të gjithë muzikadëshit me zërin e saj të ëmbël, voluminoz, në foton e mëposhtëme në vitet e shpërthimit të saj si artiste, duke kënduar në një nga skenat shqiptare kombëtare.

Këngët e kënduara prej saj nëpër vite në aktivitetet e ndryshme kombëtare: festivalet e këngës në radiotekevizion, anketat muzikore të muajit organizuar nga Radio Tirana, festivalet e interpretuesve të këngës oraganizuar nga Televizioni Shqiptar, festivalet e këngës në Korçë, fituese e çmimeve të para, të dyta, plot ëmbëlsi dëgjohen edhe në ditët e sotme, tingëllojnë të freskëta si atëhere kur janë kënduar më shumë se tridhjetë vite të shkuara…

Në vitin 1986, në Festivalin e Interpretuesve të Këngës, juria e festivalit me kryetar Artisti i Popullit Ramiz Kovaçi, u vlerësua, këngëtarja më e mirë e festivalit, duke rrëmbyer edhe çmimin e parë me këngën: Jetë moj, e bukur.

Në fillimvitet 70-të, këngëtarja 16-të vjeçare Lindita Theodhori i erdhi në kohën e duhur artit muzikor shqiptar për ta pasuruar për vite me radhë me interpretimet e saja të larmishme si në muzikën e lehtë shqiptare, ashtu edhe në këngët e bukura popullore, veçanërisht, këngët e bukura korçare.

* * *

DASHURIE JONË

Muzika Flamur Shehu

Teksti Zhuliana Jorganxhi

Kënduar në Festivalin e 20-të të këngës në radiotelevizion.

* * *

Po vijnë të gjithë sot miq edhe shokë

Ditlindjen time plot me gaz më urojnë.

Do t’vish dhe ti, si asnjëherë të pres,

Sot mbush i dashur unë, njëzet vjet.

Ashtu si dielli tokës i jep jet’

Dhe qielli detit i jep ngjyrën plot dritë,

Ne njëri tjetrit i duhemi në jetë

Për fjalën e ngrohtë dhe të mirë.

Ti papritur hyre shok në ditët e mija,

Përherë të parë unë ndjeva dashuri.

E bukur është ajo si vet’ rinia,

me jetë e mbrojmë.

Shiko qyteti, ndezi dritst kudo

Dhe çdo dritare mban një dashuri,

Kjo dritë e bukur vjen në sy dhe qendron,

Zemra më thot’, sa fort të dashuroj.

* * *

TI MBETESH PRANVERË

Muzika Gazmend Mullahi

Teksti Koçi Petriti.

Kënduar në Festivalin e 24-rt të këngës në radiotelevizion

* * *

Ne dikur ishim shokë të një qyteti

Që mban emrin e thejshtë e të bukur

Studenti.

Ndaj dhe kur ikëm, larg nga shoku shoku,

Na mbeti thell’ në gji një çerdhe zogu.

Po sot, kush ri pas xhamit që le ti?

Dhe, ç’djalë vjen, ç’sinjale të vërshëllen?

Ne udha larg na thirri një mëngës,

Në tjetër vend një dritë e re u ndez.

Qytet me moshe rinie, i mallit tim

Ëndërr dashurie.

Qytet me emër drite, o çerdhe,

Ç’fluturime rite?

Ne dikur ishim shokë të një qyteti

Që mban emrin e thejshtë e të bukur

Studenti.

Në jetëpn tonë ti je vet pranvera,

Manushaqet merr, sjell luleshqera.

Po sot, kush ri pas xhamit që le ti?

Dhe, ç’djalë vjen, ç’sinjale të vërshëllen?

Ne udha larg na thirri një mëngës,

Në tjetër vend një dritë e re u ndez.

Qytet me moshe rinie, i mallit tim

Ëndërr dashurie.

Qytet me emër drite, o çerdhe,

Ç’fluturime rite?

* * *

KËNGA IME ËSHTË PËR JU

Muzika Agim Prodani.

Teksti Betim Muço.

Kënduar në Festivalin e 26-të të këngës në radiotelevizion.

* * *

Zemër, veç për vete këngën jo, s’e lind,

Kënga është e jotja shoku im i rinisë.

Këna është e jotja, mere e këndo,

Ndize zjarr për njerëzit, për ata që do.

Sot këtu tek kjo sallë ju vini,

Unë ju shoh, ju në dritë të syve më shihni.

Tok me zërin tim, zemrën time ma merrni,

Anembanë e përcillni.

Kënga është për juve njerëz gjithandej,

Njohur a panjohur shokë të mirë unë gjej.

Vitet përmbi supe jetën tonë e mbajnë,

Kënga është për juve, juve prush i saj.

* * *

NËPËR DITËT TONA

Muzika Adrian Jorgji

Teksti Skënder Rusi

* * *

Si qenka kjo jeta, çudi,

Çdo ditë unë të dua me mall të ri.

Dhe vitet po ikin, fluturojnë,

Thinja plot, flokëve iu shtojnë.

Bjen borë mbi mua, mbi ty,

Por, prap ne po qeshim të dy.

Dhe dua unë gishtat e tu,

Porsi dikur flokët të m’i krehësh, ashtu.

Vitet, borë e bardhë le të bjerë mbi ne,

Zemër, dashurisë ti i këndo.

Ditët tona mbushur lumturi

Brenda tyre unë edhe ti.

* * *

PËRHERË TË DUA

Muzika Apostol Simoni

Teksti Kostaq Duka

Kënduar në festivalin e këngës në Korçë, më vonë kjo këngë u këndua nga Nertila Koka në festivalin e interpretuesve të këngës.

* * *

Një ditë shoku im

Më tha me zemrën plot, Të dua!

Përherë të dua.

Ëndra mori krahë, syri dritë më çeli mua.

Çeli buzëqeshja, si petale lulesh,

Erdhi tek unë, dashuria.

Ëndërova unë, për këtë çast të bukur

Plot me ndjenja, në netët pagjumë.

Por sa thjesht ai, hyri si një fllad pa zhurmë,

Oh, sa shumë fjalë, unë kisha menduar,

Por veç me sy i fola unë.

Dashurinë e kishim në mes nesh përherë,

Ajo rritej si lastar i blertë,

Në mes njerëzve rendnim, qeshnim, si fëmijë

Të dy tok’

Me ty shoku im do t’ec’ unë krah’ për krahë në jetë.

* * *

JETË MOJ, E BUKUR

Muzika Adrian Jorgji

Teksti Skënder Rusi.

Fituese e çmimit të parë në Festivalin e Interpretuesve të këngës, organizuar nga Radiotelevizioni Shqiptar, Qershor 1986

* * *

Ç’ka kjo zemra sot,

Vallë, zemër është, a zog?

Dhe sa herë fluturoj

Në syt e tu qendroj.

Dhe sa shumë më pëlqen

Kur qiellin tënd e gjej.

Në jetën tonë,

Ëndrrat na bashkojn’

Dhe dita e re, e kaltër lind për ne.

Jetë moj, e bukur,

Me lule mbushma gëzimin, det.

Zemër moj, e lumtur,

Zog je sa herë në kraharorin tim rreh.

About Post Author