“Pijaneci”
“Pijaneci” se vret mendjen.
Rri gjithë ditën
pi raki.
Pa e vrarë mendjen
vetes së tijë.
@
Gdhihet ngryset,
në lokale.
Gotën e rakisë
në dorë,
pasi dehet nga rakija,
mbanë me llafe
një taborr.
@
Fillonë llafet pianeci,
gjithë ditën gjuha,
s’pushon.
I bezdis njerezit
e tjerë,që veç kafe
vijnë shijojnë.
@
Dhe vjenë darka,
sytë pikpongë,
kërkon të vejë në
në shtëpi.
Këmbët osh
i heq qafiri,
se njeh më veten
e tijë.
@
Pa fillonë dhe
sherrin…..sherrë
sikur borxh,
ja ka njeri.
Kërcënon gruan
e shkretë,
e shanë me rop
e me shpi.
@
E’h mor pianecë
me famë,
S’të vjenë zorë
nga shoqeria?
Shkon ja mer lekët familjes,
dhe pa bukë ngelen
fëmija???
@
S’të vjen zorë
more i marrë?
Që familjen
torturon?
Kthjellohu kur ti,
je esëll,se rradaken, kontrollon.
@
Mjerë familjet që
ju kanë, ju vjen zorë
nga shoqërija.
Kur tapë të shonë
në lokale,
veç të varur nga rakija.
@
Çdo pije për burrat është .
po t’a dish, jan me zarar.
Mos e kalo cakun kurrë.
pie dreqin me karar.
@
Mblidhe mendjen,
mor i mjerë.
Mos i bëj vetes qederë.
Se familjen
shkatërron,
dhe jetën, tënde shkurton.
@
Mëndja shumë
po të gënjen,
se në varre asgjë s’gjenë,
nuk ka verë,
dhe raki,
ashtu si e mendon ti.