Pije detin “filozof!…”-Ndue Z. Ruçi


PIJE DETIN “FILOZOF!…”

Kur Kleanthi qe në dehje,

pazar, aty në breg,

Vuri bast ta pinte detin…

Zotërimet, i la peng.

Kur kuptoi se ç’kishte bërë,

Fort, me grushta i ra kokës…

– O Ezop!… – Tha duke qarë.

– Të mos bëhem turp i botës!.

Po të lutem për shpetim!.

Çfar’ të duash më kërko!.

O ezop, o skllavi im!.

Më gjej zgjidhje, më shpëto!.

Se çfar’ do, a s’po më thua?…

Pse ti gojen nuk e hap?…

Do argjend?… A do dhe grua?…

Po lirinë, a do ta jap?…

Dhe ezopi tha ngadalë:

– Thuaj: ”Detin do ta pi!.

Do ta pi detin me valë!.

Fjalës sime, do t’i rri!.

Por një kusht, e do kjo punë.

Ndryshe basti s’është i drejtë!…

As përrua, as dhe lumë.

Të mos derdhet më në det!.

Do ta pi pra me një kusht.

Që në të, të mos bjerë ujë!.

Detin do ta pi me grusht…

Do ta pi në syrin tuaj.”

Dhe këtu Ezopi heshti.

Tek, Kleanthin la pa mend…

Mençuria krejt e xhveshi.

Dhe mëdyshja s’kishte vend.

Dhe njëherë ai e kuptoi,

nga të dy, kush kishte tru.

Por premtimet, i harroi!…

Si shpërblim,… e shtroi në dru…

Hungëriu, me një makth!…

Si një tigër, nën gëzof:

– Pije detin, o kleanth!.

Pije detin, “filozof!…”

Dhe morali, del në shesh…

Kjo për hir të së vërtetës.

Jeta, kurr’ s’të buzëqesh!.

Kur ke krimbin, brënda vetes…

PIJE DETIN “FILOZOF!…”