Pije Parajsore-Tyran Prizren Spahiu


Më lironi nga rregullat e shoqërisë,
urdhëresat e ligjeve të pakuptimtë,
më ç’prangosni vetëm një ditë, ditë kur do dorëzohem vetmisë,
ditë këtë dhuruar nga i madhi Zot.
*
Sonte dua të pagëzohem me shkronjat,
shfletoj të kaluarën, besoj në të ardhmen,
ëndërr që nuk mund të më ndalohet,
kam drejtë të besoj, shprehi dashuri memëdheut tim.

Në tavolinën e rrumbullaktë Shqipnjë,
më sillni shkronjat e gjuhës së bekuar,
ndezni qirin, lëshoni perdet, dua të jem i vetmuar,
sonte, poezitë dhe unë të pimë dollinë.
▪
Dua te ndiej nektarin e narkotikut,
me verë të zezë, aromë mjalti kupën më mbushni,
më errësoni dhomën me perde të mëndafshtë,
me pijen e parajsës sonte dua të shoqërohem
*
Heshtjen e muzgut të lindjes,
rrezet e mrekullueshme të para të diellit,
në bardhësinë e ditës, aromën virgjër të natyrës,
ndjenjat të mishërohen me përjetësinë e shpirtit…

Zemërpasur,
shpirtit qetësinë mëtoj të dorëzoj,
le të rrjedh në vena afrodiziaku hyjnor,
mbase sonte adrenalinën dua të shijoj.

Tyran Prizren Spahiu
Vargje poetike
SIMFONIANE