Në këtë mëngjes i nxehti iku larg,
Si një bardhësi trokiti freskia,
E unë nuk u mora me letrën e bardhë,
Por me pikën e zezë si të ish mbrekullia…
Jeta bardhë e zi është e vërteta,
Në sintoni e bardha dhe e zeza duhen parë,
E unë i cek pak e nga pak të dyja,
Si të ishin dy miqtë e mi të artë.
Pika e zezë e vogël mbetet,
Dhe si e tillë s’duhet nënvleftësuar,
Të dyja në fletore mesazh përcjellin,
Ata janë sinonim i jetës praruar…
Le ta jetojmë jetën në bardhësi,
Jo duke injoruar pikat e zeza,
Pa të dyja nuk ka kuptim jeta as dhe risi,
Se ndriçim sjellin si retë e bardha dhe të zeza.
