Pikaloshe-Ajri Ramaj


Pikaloshe!

Moj thëllëza moj bukuroshe,

ku ke ikur,vall ku ke shkuar,

mbete lartë në ato kërxhe,

Ulu poshtë mallin të shuajmë.

Thëllëzë moj pikaloshe,

përse m’je larguar nga sytë?

më ke bërë si të marrosur,

zemrën në prush ma dogje.

Ulu poshtë se filloi dimri,

retë s’më lënë, ty të shikoj,

ulu dhe më rri pran syve,

mos rri më mbi shkëmb e gur,

Ulu poshtë në ato pllaja,

lërja vendin borës bardhë,

Eja të vemi në stan,

bashkë shkojmë dimrin acar.

Të presim sa t’vij pranvera,

zën e bilbilit,të dëgjojmë

fluturat ulur mbi trendelinë,

bletët me zell kur punojnë.