Pikëllimë:Seti Pezaku Vladi


PIKËLLIMË

Çohu i dashur, çohu,
ti që po fle dhe gjumin tim,
po shikon dhe ëndrrat e mia!
Ishte sajim perëndishë
ikja jote,
shkatërruese
si tajfun tropikal,
e shkurtër si tajfun Flóride.
U pikëllua marsi dhe flokët shkuli
kur dëgjoi britmën e plagosur
të fatit tim
zhytur në humnerën e trishtimit.
Pasdites me diell ju err shikimi
dhe qielli shiun derdhi me furi,
pranvera më solli qyqen në vajtim.

Më le në mes të askundit…,
siç mbesin të mjerët poetë…

About Post Author