Lajmi morì dhenë
në detyrë të vranë
ke rënë për Atdhen
ke rënë për vatanë.
Sa filloj të shkruaj
lotë më pikon vargu
ke rënë sì heroi
o Afrim Bonjaku
Armiku të vrau
që ju thaftë dora
të këndon kombi
të këndon dhe Vlora.
Gjërprinjtë zvarranik
kafshojnë dhe helmojnë
po’ zogjtë e shqiponjës
lartë do fluturojnë.
Mbi gjakun që derdhe
do të mbijnë lule
se kombi Shqiptar
kurrë s,do përkulet.
