Gezim Llojdia
Piktura e Tiziano Vecellio(Titian )Gjon Pagëzori
Të dhëna:
Piktura është punuar në vaj në kanavacë.
Përmasat:(201 × 134 cm).
-Viti i punimit: rreth vitit 1542.
Vendodhja:Galeritë Accademia, Venecia.
Biografia e Titian
Titian
Viti i lindjes dhe i vdekjes:1487/90 – 1576

Emri i vërtetë: Tiziano Vecellio.
Piktor venecian, vizatues dhe projektues i gdhendjeve në dru. Lindur në fshatin Pieve di Cadore në Veneto. Disa burime e datojnë lindjen e tij në 1477. Titian punon në stilin e Rilindjes, frymëzuar nga feja dhe mitologjia.
Gjithashtu pikturon shumë portrete. Ai i paraqitur këtu është një autoportret i vitit 1570 (Prado, Madrid). Titian shpesh konsiderohet si protagonist i Mikelanxhelos , pikturat e të cilit dëshmojnë për artin e tij si vizatues, ndërsa Titianit i pëlqente të punonte me colorite.
Kjo vepër lidhet me Mateu 11:11
Gjon Pagëzori tregohet me atributet e tij të zakonshme: qengjin dhe shkopin. Ai është i veshur si gjithmonë me lëkurë deveje. Në sfond është lumi Jordan, ku Gjoni pagëzonte njerëzit.
Titian e bëri këtë kanavacë për altarin e Shën Gjonit në kishën tashmë të zhdukur të Santa Maria Maggiore në Venecia. Ajo ka qenë në Akademi që nga viti 1807.