Pionieri i Shkollës vlonjate të pikturës…


Gezim Llojdia

Largësit e ndarjes janë distanca që nuk e mbushin dot humbëtirën e viteve.Vasil Talo ishte piktori që befasisht iku një ditë me mjegull në një aksident rrugor rreth 38 vite më parë në një udhëtim në rrugën e Tepelenës.Madje edhe në ditëlamturmirën e tij,shiu që çau qiellin nuk i shpërndau dot njerëzinë e mbledhur në kësodhin e tij,ndërsa Skënder Kamberi mbante fjalën e ditë mërgimit të madh me piktorin.Po cili ishte piktori Vasil Talo ka,shkruar biografi i tij Ilmi Bani piktor qe u largua nga kjo jete ,per qytetin ku lindi edhe shkolla e pikturës vlonjate në “Përtej mjegullën”.Mbasi kalon Gjirokastrën dhe mërin në Dropullin e Poshtëm të bie në sy një fshat,që i thonë Goranxi. Rrëze kodrës janë shtëpi të grumbulluara pranë e pranë dhe të rrethuara nga kopshtet e selitura plot peme e lule. Në këtë ambient piktoresk në Goranxi të Dropullit të Poshtëm erdhi ,pikërisht në këtë botën tonë në një mot me zheg vere,të një kohe të trazuar viti 1921. I vetmi djalë i një familje të varfër me pak tokë me prindërit Jorgo dhe Athinanë. Kur dielli i jetës ri regjistroi moshën 7 vjeçare ,Athinaja e vendosi ta dërgonte në shkollë.Nëpër shtëpi Vasili zhgarraviste tërë ditën,thotë Bani në librin e tij me të dhëna tepër interesante. E shoqja ka pohuar se deri vonë në vitet 50’-60 kanatat prej llamarine që mbronin dritaret prej shiut ruanin figurat dhe pikturat e krijuara me fantazi nga Vasili,kur ishte fëmijë. Por ai shkarraviste edhe mbi fletoret dhe librat e shkollës.Dehja që pati Vasili mendohet se burimin e ka atje sipër. Pamje të bukura të atij fshatit si Manastirin “Fjetja e Shën Mërisë.Shkëmbin e kuq,shpellën errësira,Malin e Gjerrë,plakat e ulura në sofate të shtëpive janë bërë nga duartë e Vasilit.Të dhënat që kanë mbledhur për këtë piktor që një ditë zbriti me punë në qytetin detar jugor nuk trashëgoi nga të afërmit ndonjë “damar “të talentit për artin dhe sidomos pikturën.Piktori V.Talo e nisi pikturën me laps.Të dhënat e mbledhura nga I.Bani shqyrtojnë faktet se nga vitet ’50 filloi të punoj në akuarel për një kohë të gjatë,por ai ka punuar në tush dhe në tempera.Punime të shumëllojta punoi dora e Taslo në në vizatim.laps,tush,karbon.Ngrihet artistikisht më lartë në vitet 60-64 ku ngjyros tashmë në vaj dhe ndër tablo të gjetura kanë një forcë shprehëse.”Ura e Bratit’,’Varka në bregdet’,”Shushiuca’,”Peshkatarët e dajlanit”,”Shushica nnnnnnnë perëndim”.Piktori V.Talo krijoi shumë,bukur dhe me artin e kohësa.Mirëpo siç shprehet Bani se peizazhe,njerëz,kafshë,drurë,shtëpikarakteristike,xhami,kasolle,porta,kështjella na kalojnë përpara syve dhe na cojnë nga studiua e vogël në Dropulll në Labëri e Myzeqe.Por ndërkasq tek gazeta “Zëri i Popullit” dt 260301986 pikotorët e Vlorës me autorë R.M hasim për cudi krejt të kundërtën shprehet Bani.Është interesant se mendimin e tij të gabuar për personalitetin e Vaslit,për punnë ,për kualitetin e tij artistik të piktorit,ai për ta bërë më bindës në sytë e lexuesit e paraqet nëpërmejet gojës së S.Kamberit dhe N.Jonuzit duke i dhënë nuanca keqardhje dhe mishëruese.Ja ç’thotë”Edhe në vitet ’50 na thonë gati me një zë Skënderi dhe Nestori,-kur ne ishim nxënës,Vlora njihte vetëm një piktor.Ky ishte mësuesi i pasionuar Vasil Talo.Vërtet pak vepra krijoi ky mësuesi ynë pikturist,njëra i ka mbetur edhe sot”Peshkatari i vogël”,por ky autodidakt,kishte vërtet një shpirt të mirë prej artisti…Autori i librit e quan këtë një qëndrim të padenj,që ky lexuesit i jepej informacion të gabuar.Por krijimtaria e këtij piktori që iku tragjikisht,është me përmasa më të mëdha. Në vitin 1957 merr pjesë për herë të parë ne ekspozitën kombëtare në Tiranë,me 3 punime në akuarel,midis të cilëve ‘Rrugë në Nartë”.Në 1957 merr pjesë në bienalen e Kajros me po atë peizazh për rrugët në fshatin afër Vlorës,Nartë.Në 1959 reazlion portretin e Selam Musait ,pasi kishte marrë një porosi nga muzeu historik i Vlorës.Madje për të realizuar portretin e heroit të luftës së Vlorës,ai shkoi më në jug në lartësi malesh ku gjendej Salaria dhe mbasi mblodhi burrat e fshatit tek portretizoi disa por arit të gjente Selamin mes tyre,Aq sa Safe Musai kjo barde grua labe e kunatat e Selamit qau dhe përhapi si legjendë vargjet :Lërmi të të ngroh pak,e varfra/Ti jap shpirt e ti jap gjak,e varfra/Kjo është fytyra,o vëlla…”Në vitet 60 haset për herë të parë në shtypin e kohës emri i piktorit.Në 1960 realizon ekspozitën e tij të parë..Dy krijime të tij botohen tek revista e asaj kohe Ylli.Në 1962 merr pjesë në ekspozitën kombëtare me 3 portrete “I.Qemali,Migjeni,Cajupi”.Në 1964 realizon ekspozitën e dytë personale.Në 1964 organizon ekspozitën e gjashtë kolektive.Deri në ditët e aksidentit ai nxjerr nga duart punime të ngritura me një lloj ndenje të veçantë..Tablua ‘Peshkatari i vogël’ është një realizim i mirëfilltë me vlera.Kjo i besohet vitit ’64. Merr pjesë nëpër ekspozita të asaj kohe dhe ndërkaq shtypi,kryesisht revista Ylli i boton pikturat.Pas shuarjes në aksidentin automobilistik një ditë me mjegull të muajit janar,në qytetin ku punoi në Vlorë rreth vitit 1969 hapet ekspozita e parë retrospektive. Në 1975 në galerinë e arteve në Vlorë ekspozohen pikturat e V.Talos.Në 1980,historiani LLambi Durolli boton kujtimet për pikturën Selam Musai të Vasilit dhe mënyrën e krijimit të saj në një fshatë të Labërisë..Botohet një tregim kushtuar piktorit,titullohet portreti,hapet një ekspozitë e dytë retrospektive sërish në qytetin bregdetar,ndërsa në vitin 2003 hapet në Tiranë,ekspozita e tretë retrospektive që mbante firmën e piktorit dhe punët e tij.Në vitin 1992 e bija e piktorit Ira Talo boton në gazetën Zgjimi pyetjen:”Ku do të përfundoj “Peshkatari i vogël”.E bija e piktorit hedh hije dyshimi se në hotelin Adriatik mungonin dy nga tablotë e piktorit dhe më e mirënjohura”Peshkatari i vogël” dhe “Kavallona”.Vjedhja e këtyre dy tablove sipas të bijës ka qenë e parapërgatitur sepse me një shkresë të Ministrisë së Kulturës ishte kërkuar që të dy

veprat e pikotirt ti dërgoheshin galerisë së arteve të Vlorës.Familja e piktorit u interesua pranë institucioneve të shtetit vendor por asgjëkundi nuk u ra në gjurmët e tyre.Djali Jorgua shkoi në komisariatin e policisë së qytetit dhe heshtja mbulua vjedhjen e dy prej vepra më të mira të piktorit.Për këtë vjedhje edhe RTSH bëri njoftimin se në qytetin e Vlorës ishin vjedhur dy vepra të piktorit Vasil Talo.Po krahas këtyre humbën edhe piktura të tjera të cilat gjatë kohës së rregjimit të shkuar ishin vendosur dhe zbukuronin muret e institucioneve të shtetit.Fatin e hidhur të marrjes dhe zhdukjes pësuan edhe ‘Zambakët e kuq” dhe “Natyrë e qetë”,nga hotel Sazani,mirëpo vjedhja nuk ka përfunduar këtu.Një vjedhje tjetër më e sofistikuar ka ndodhur tek galeria e arteve ku ishin grumbulluar pikturat e këtij qyteti.Grabitja e veprave të bërë nga piktori janë zvëndësuar me kopjime të bërë nga amatorët”.Në 15 vite krijimi të piktorit Talo ,kjo pasuri e këtill me vlera dhe përmasa nuk gjendet sot.Ja disa nga veprat e vjedhura”Nga ekspozitat “Tuneli”,”Pularia e Vlorës’,’Gjirokastra natë me hënë”,Nga ish shtëpia e kulturës”Ura e Bratit’,”Rrugë në Vlorë”’Plaku myzeqar””Veranda e Belvederes”,nga turizmi i Skelës”Peshkatarët e Dalanit”,nga spitali psikiatrik “Porti natën”.Nga hotel “Gambino” janë zhdukur veprat “Potami i Himarës”,”Shtëpitë e Nartës’,”Porti”,”Tuneli”.Për meteorin e pikturës vlonjate ka ndoshta edhe vargje,por këto thesaret e këtij qyteti i nxorën shpesh edhe të ardhurit me dhuntitë e tyre,rasti i Meliha Dodës,kosovarja që u bë mbretëreshë e këngës vlonjate.Por M.Leka dropullit ka hedhur këto vargje:”Dhe në kujtesën tonë,ti do të jesh dhe do të mbetesh/Ashtu sic ishte madhështor,fjalëpak e punë shumë/Rrugën gjithmonë do të na tregosh me gjurmën e vetvetes/Me jetën tënde të shkurtër,por plot rrëmbim si lumë…. Vasil Talo ishte rrugëcelësi i shkollës vlonjate të pikturës e cila u formësua më vonë rreth viteve ’70.Libri për Vasil Talon është një punim i mirëfilltë letrar dhe biografik i piktorit Ilmi Bani e cili e sjell në vëmendjen e të gjithë piktorin me dhunti,por që iku befasisht ,nëpër mjegull, një ditë dimri,një mëngjes janari,nëpër qiell si këndonte Lasgushi”Fluturoi dhe shtërgu i fundit madhështor…,ndërsa shpirti i poetit endej rreth dyzet ditë nëpër mjegull sipër maleve me dëborë,për drejt Zotit të qiejve ishte nisur.

About Post Author