Piro Minella Millona:…”Atje në kafene “perendia” priste e vetme…!!!”


Piro Minella Millona

…Qyteti po perjeton vjeshten, stinen me te bukur. Rruget akoma e kane gjallerine e vrullshme. Njerezit zakonisht i takon ne kafenete e shumta, por qe secili e ka folene e tij. Keshtu dhe kete mengjes Ai arriti ne kafenen e tij, ate qe dikur e priste grupi i shokeve te tij gazmore. Sa vjet kishin kaluar.
I lodhur ne kurriz i rendonin vitet, por me shume e rendonte vetmia e tij. I mbetur vetem, femijet ne emigracion.
Porositi kafene e zakonshme. Kur befas ne tavolinen ne qoshe i zune syte nje femer ne moshe, e veshur me te zeza, me floket e shkurter.
E veshtroi me vemendje befas u drodh. Ajo i solli shume kujtime. Syte e asaj te medhenj te zinj, megjithese mundoheshin te shkelqenin, nje shkelqim genjeshtar, e shprehnin hapur vetmine e saj.
Ajo nuk ishte e lumtur, i dukej qarte trishtimi. E pa me vemendje, kur filxhanin e kafese e kthente ngadale me ato gishtrinjte e saj te holle si te pianisteje.
Ne cast mendoi:
“Dreqi e mori kush e ka lene vetem!?”
Nje bukuri ne perendim te saj. Kush ka qene ai fatlum, qe kete “perendi” e ben te ulet dhe ta prese nje cope here, aty ne qoshen e kesaj kafeneje.
Instiktivisht ktheu koken nga hyrja e lokalit, mendoi ja po vjen dhe do ti justifikohet “perendise” se eshte vonuar ne trafik, ose ndonje vonese e justifikuar.
Pallavrat e justiifikimeve mashkullore, qe edhe ai vete i dinte shume mire, si ka mundesi te harroje ai qe e pret ne kete lokal “perendia” vete.
Imagjinata e tij vazhdon. E di qe ajo do te qeshe me pallavrat e mashkullit te saj, me nje nenqeshje te lehte, do te beje sikur do ta besoje ate dhe perseri syte qe shkelqejne dhe qe jane genjeshtare, pallavren e tij do e pranoje.
Por kuptohet se ajo nuk do ta besoje shume.
Keshtu nen ze e ftoi per kafe “perendine” e ulur atje ne vetmine e saj te trishtuar.
….Mendoi, duke shkundur koken:
“Dreqi e mori a lihet “perendia” te prese!?”
Zonja rrekellente kafene dhe syte shkelqenin, po aq shume sa edhe genjenin.
Ishte e pashprese., ne vetmine e saj….

About Post Author