Piro Minella Millona:” Një dedikim në stol… një histori njerëzore…!!!”


Piro Minella Millona

Një dedikim në stol… një histori njerëzore…!!!”

….Shpesh duke bere ato shëtitjet ne Parkun e Madh te Liqenit, ulem s’lodhem, meditoj por edhe vëzhgoj.

Sa shume dedikime kane stolat e Parkut.

-Një mbishkrim i thjeshte fsheh një jete njerëzore, fsheh një dëshirë te pashprehur.

” Ne kujtim të Jasemin Zholaj, që i donte pemët dhe parkun”

Sa bukur me kaq përfytyroj Zotnine duke ecur rrugëve te Parkut ne shoqërinë e pemëve te gjelbërimit pa fund, te Parkut aq te dashur për te gjithë.

-Me tërhoqi vëmendjen një dedikim tjetër ne stolin e Parkut, U ula dhe e lexova me vëmendje: “Kujtime për me te shtrenjtën time, nenën Xhevrije Cenga, ne vendin e saj te preferuar. Nga e bija Rukija”

Sa bukur këtu jam ulur edhe unë ne vendin e nene Xhevrijes, e imagjinoj një Zonje fisnike me thinjat qe tregojnë rrugëtimin e saj ne jete. Sa mire e bija e përjetësoi kujtimin e nene Xhevries.

Çohem dhe ngadalë eci, por dëgjoj një zë te brendshëm: ” Eja shlodhu dhe ne stolin tim “.

-Nuk e përballova dot dyzimin dhe u ula ne stolin me dedikimin:

“Për te shtrenjtin tone , babain, bashkëshortin dhe gjyshin e mrekullueshëm Mitat Coadari”

Sa bukur janë përmbledhur te gjitha, por unë do te theksoja, për gjyshin e mrekullueshëm, kush nuk behet gjysh i mrekullueshëm kur ka për dore “mjaltin e mjaltit” ate zhadimesine e genit te tij…..

I mora “leje” gjysh Mitatit.

-Pak me tutje me prisnin ne stol cifti simpatik ” Tefta e Tomorr Gjergjani”

U rehatova dhe lexova me endje dedikimin per ta:

” Për gjyshëri Tefta & Tomorr Gjergjani, qe na mësuan se familja kalon çdo vështirësi. Mirënjohje nga nipërit e mbesat”

Sa ëmbël me erdhi ky dedikim, nga “nipërit dhe mbesat”, jam i bindur se nje dite do ti njoh dhe tu thur një skice për gjyshërit e tyre Nenoken Tefta dhe Babushin Tomorr”.

….Ehhhh, sa mall ka ne këto dedikime, sa ndjenja, sa mirënjohje. Kjo është ajo qe duhet te leme ne këtë bote, asgjë nuk marrim me vete vetëm te leme emrin dhe jehonën e nje emri te mire….

Pirro Minella Millona

Tirane, me 23 Janar 2022.

About Post Author