Piro Minella Millona…”Te jap fjalën se do të shkruaj, por jam i sigurtë se nuk do e mbaroj dot librin për ty,



….”Te jap fjalën se do te shkruaj, por jam i sigurte se nuk do e mbaroj dot librin për ty, faqen e fundit do e shkruajmë bashke…!!!”

….Do te vazhdoj te shkruaj, për takimin tone te rastësishëm, ndoshta nuk do te ndodhe kurrë.

Nuk do te daloj, se shkruari per naten tone te paharruarqe mund te jete ashtu rastesisht dhe jam i sigurte, qe te gjithe do te perjetojne vuajtjen tone.

Diten tjeter do te shkruaj per jeten e pa jetuar te asaj jete, qe mund te pershkuanim ne te dy.

Do te shkruaj per castet tona plot dashuri, per momentet perrallore te shijuara nga te dy, sigurisht qe edhe do te shkruaj per fatin qe e mundi kete dashuri.

Sigurisht ne rrjeshat e mia te shkruara do te jene syte e tu, qe gjenin strehim ne shikimin tim.

Vend te rendesishem ne brendesine e rrjeshtave te mi do te jene endrrat, qe u struken thelle ne zemrat tona dhe nuk gjeten kurre driten e dliresise per tu realizuar, ato endrra qe u thermuan.

Mes rrjeshtave te mia do te shkruaj per emocionet tona te forta, por qe bota nuk i pa nuk i ndjeu.

O Yot sa shume kam per te shkruar per lumturine tone qe kaluam, ku syte tane i permallon me ate ndjesi te bukur.

Ne oborrin tend kurdohere celnin trendafilat edhe per ata do te shkruaj, qe edhe sot ashtu i pashe te celur plot kundermim arome te vecante si dikur, kur na prisnin pas mbremjeve te vona.

Edhe Hena qe na shoqeronte ne puthjen te pashuar nga malli do te shkruaj se perseri aty eshte dhe pret te mbaroje puthja e jone.

….Dhe fleten e fundit poshte deres do ta hedh te bardhe vetem te neshkruar me siglen time, ate polotesoje ti dhe sille ta botoje librin tone te dashurise….

ZYBA HYSA: “Fati ne dorën e hasmit”

ZYBA HYSA

FRAGMENT NGA ROMANI QE DO BOTOHET SE SHPEJTI: “FATI NE DOREN E HASMIT”

“Gjumi i tij ndryshonte nga i vajzës. Ai kishte një emër: shplodhës, ndaj, si i ri që ishte, u zgjua shpejt. U kujtua që kishte fjetur pa bёrё dush, ndaj shkoi drejt e në banjo. Efekti i gjumit u plotësua edhe më shumë nga uji i ngrohtë. U vesh dhe zbriti poshtë tek lokali i hotelit për të pritur Arbёrien të hanë darkë.

Larg Greqisë, larg Laurës, larg hotelit famëkeq ku punoi Arbëria, u ndje mirë fare. I dukej sikur kishte rilindur dhe e priste një jetë e re. I vetmi shqetësim që i brente zemrën, kur e mendonte, qe, lufta që do të bënte për të kundërshtuar Kelmendin që të mos e takonte Arbёrien.

E veshur me një fustan dekolde, flokët ondemёdhenj i mbulonin shpatullat dhe një pjesa e tyre kishin pushtuar qafën dhe takoheshin nё gropёzёn e gjinjve dhe fytyra që kishte mbi një vit që s`e kishte parë dritën e diellit, dukej më e bardhë se dëbora, bënte që kaltërsia e syve të thekte e t`i jepte më shumë hijeshi, ndaj, kur ajo po zbriste shkallët e hotelit tërhoqi vëmendjen e gjithë të pranishmëve. Ajo me vështrim të drejtuar nga Niku, u nis drejt tij. Ai shtangu. “Si Zanë mali! Si Zanat që i dhanë fuqi Mujit”- Mendoi ai dhe ndjeu një fuqi të brendshme, e cila e ngriti peshë dhe i doli para. Ajo i futi krahun dhe shkuan tek tavolina.

– Më fal që jam veshur kështu, por s’kam asnjë rrobë tjetër…

– Hamë darkë dhe dalim për të blerë rroba, si t`i duash ti! – Tha ai i mrekulluar.

Hёngrёn me heshtje, por për Nikun kjo qe torturuese. Ndryshimet e njëpasnjëshme të Arbёries e kishin stepur nё fillim, pastaj e kishin ligështuar, nga mëngjesi i sotëm e deri nё shfaqjen engjëllore të një çasti më parë si dhe prania e saj kaq afër, e kishin turbulluar nё një formë të pa provuar kurrë. “Mos, o Zot!” – Tha me vete për t`i vënë fre këtij turbullimi, që as vetë s`dinte t`i vinte emër.

Mbaruan së ngrëni dhe dolën nёpёr dyqanet e Shkupit. Qëndruan tek një butik, ku shërbente një vajzë shqiptare. Sa herë provonte rroba, dilte para Nikut duke e pyetur, se si i rrinin e nё i shkonin, gjer së fundmi vendosi të blejë pantallona xhinse dhe bluza pambuku. Nё një dyqan tjetër blenë atlete dhe një palë sandale të sheshta. Shkoi tek vendi i provës dhe veshi xhinset, një bluzë rozë dhe atletet. Fustanin dhe sandalet e larta i futi nё qeskë dhe kur doli, i hodhi tek një kazan plehrash. Tani ajo u shfaq si një vajzë studente, plot ëndrra. Çfarë s’do të jepte ai për t`i plotësuar ëndrrat, por ajo ishte e dashura e vëllait.

– Shkojmë Nik?

– Eja! – Tha ai duke i marrë qeskat nga duart.

Filluan të ecnin të heshtur drejt hotelit.

– Pse të mos shëtitim pak? Dua të shoh qytetin, të thith ajër të pastër, të ndjej se jam e lirë…

– Dërgo qeskat dhe zbresim e vizitojmë Shkupin, jemi në trojet shqiptare, këto e si shumë vise tjera, nuk i njohim…

– Si ёshtё kjo punë me kombin tonë, – u kthye ajo, – jemi shqiptarë, pa dёshirё na ndёrrojnё emrat, fenë, identitetin… dhe me tokën kështu kanë vepruar, ështё tokë shqiptare dhe e thërresin Maqedoni, Mal i Zi, Greqi, Serbi…

– Do vijë një ditë Arbёrie, që as ti s`do të quhesh më Marie, as unë, Nikolas, as Kelmendi, Petro, as kjo tokë që shkelëm sot për herë të parë, s’do të quhet Maqedoni, as Çamëria martire, Greqi, as Kosova, Serbi e gjithë viset e tjera shqiptare, kudo që janë e u ёshtё ndërruar emiri, do të thërriten me emrin e tyre të vёrtetё, Shqipëri! “Shqipëria, – thoshte i përlotur mësuesi historisë i shkollës së mesme, – do të jetë një. Ajo s`ka pse quhet, as Shqipëri e madhe, as e vogël, por thjesht Shqipëri!”

– Do vijë, do vijë, por do Zoti të vijë shpejt!

“- Duhet të përpiqemi, të përpiqemi shumë. Ka ardhur koha të shtojmë përpjekjet tona për bashkimin kombëtar, – thoshte shpesh mësuesi i historisë, – se edhe armiqtë tanë kanë shtuar dhe ndryshuar taktikë. Kanë hedhur mbi vete vellon e mirёsisё të ndihmës e poshtë kësaj velloje, të ndihmuar nga qeveritë tona, që vetëm tonat s`janë, po na grabisin, na dhunojnë zakonet e doket tona, po na marrin edhe këto vise që ne i quajmë tonat e s`dihet se çfarë dreq uzinash e centralesh po ndёrrojnё nё to!”- Tha Niku me ton të egër, sikur të ishte vetë mësuesi.

– Po i dërgoj çantat lart dhe erdha, – tha ajo kur u afruan hotelit.

– Shpejt! – Foli ai.

Ajo iku si flutur. Ai e ndoqi me vështrim derisa s’dukej më. “Ç’fatkeqësi! Vajzë shumë e mirë… greku, greku… Jemi të pafuqishëm! Paraja, paraja që s`kemi, i ka kthyer nё skllevër shqiptarët. Sikur të mundja të bindja tёrё shqiptarët e pasur, kudo që janë nёpёr botë, të kthehen nё Shqipëri, të investojnë, të hapin vende pune, ku të punësoheshim të gjithë pranë familjeve tona. Le të na shfrytëzonin, por s`do të ishim të poshtëruar, se ajo punë e papaguar prapë tek ne do të kthehej nё forma të tjera. Do t`i them Kelmendit të bёjmё diçka nё vendin tonë e të mos ia shohim më sytë kurbetit. Do ta bind!”

– Nga do të shkojmë Nik? – Foli ajo, kur vuri re hutimin e tij.

– Shkojmë! Kudo që hedhim hapin, puthim tokën tonë!

Ecën gjatë, kalonin nga një trotuar në tjetrin, herë duke biseduar, herë duke kullotur sytë në bukuritë e këtij qyteti, por Nikun e mrekullonte më shumë ajo, Arbëria e tjetërsuar tashmë jo vetëm nga rrobat që blenë, por edhe nga ngazëllimi fëminor që e kishte pushtuar.

Ёshtё vёshtirё të ndryshojë karakteri i njeriut, por ajo pjesë jete që kaloi nё hotel, s`qe pjesë e karakterit të saj, bërthama e karakterit kurrë s’ndryshon, sado që njeriu mund të dalë nga vetvetja i shtyrë nga rrethana të caktuar prej të tjerëve. Ajo u kthye nё normalitet, por kjo s’do të thotë që ai vit pune tek hoteli, ku u detyrua të ushtronte dhe prostitucion, s`do të ndikonte nё marrëdhëniet me Kelmendin.

Jeta ka dallgë, të cilat herë na përplasin mbi breg ranor, herë mbi faqe shkëmbinjsh të thepisur e kryeneçë, por sado dallgë të fuqishme të jenë, ashtu siç s’mund të ndryshohet uji i lumenjve nga i ёmbёl nё të kripur, apo i deteve, nga i kripur në të ëmbël, edhe thelbi i karakterit njerëzor s’ndryshon si me shkop magjik, ai mund të perfeksionohet, por kurrë të ndryshojë thelbin e tij.

– Do kthehemi tani? – Pyeti ajo.

– Si të dëshirosh, – tha ai duke e parë drejt në sy.

Vështrimi i tij lundroi një copë herë tek hapësira kaltëroshe e syve. Ai s’vuri re as gazin e saj, as lodhjen e saj, por ndjeu turbullimin e tij. Brenda vetes diçka i farfuriti, ashtu siç përplas krahët një flutur dhe u drodh i tëri. Nuk foli më, por u kthye dhe u nisen për nga hoteli. Ecte dhe luste Zotin për t`i larguar kёtё dridhje brenda qenies së tij, ndërsa ajo s`kishte sy të lexonte Nikun, se mendja i rrinte tek Kelmendi e pse thoshte që nuk donte ta takonte.

– Siç e lamë, Nik, – tha ajo, – me Kelmendin s’do të takohem!

– E lamë atë bisedë, megjithatë e kam vëlla dhe mendoj se e kërkon një shpjegim nga ti, sikur se edhe ai duhet të ketë shumë gjëra për të treguar…

Fjalët që duhen thёnё e s’thuhen, krijojnë në shpirt vatra të ngrira, që duam, apo s`duam ne, mbeten kështu tёrё jetën. Janë marrë jetë njerëzish, janë vrarë dashuri, janë prishur miqësi, vetëm nga fjalët e pathëna nё kohën dhe vendin e duhur. Ato janë shtrati i keqkuptimeve, të atyre keqkuptimeve që sjellin tragjizëm, mëri, ndarje, përçarje…

– Sigurisht, Nik, por tani, s’jam e përgatitur për t`u përballur me të.

Ashtu duke biseduar, arritën tek hoteli, u pёrshёndetёn dhe secili shkoi nё dhomën e vet…”

About Post Author