Piro Minella Millona:”Të jesh afër frymarrjes së saj


Piro Minella Millona:”Të jesh afër frymarrjes së saj,

 te ndjesh rrahjet e zemres dhe perplasjet e dallgeve te detit ne shkembinj dhe kthimi i zhurshem te tyre ne veshet e tu…!!”

…Sa kujtime i zgjon ky det, keto dallge qe perplaset e thermohen neper shkembinj.

I ulur keto dite pushimi diku ne lokal, perhumbur shikonte atje pertej syte e saj, ne heshtjen e thelle degjonte rrahjet e zemres se vet ashtu mendueshem ne ato mendime, ne ato kujtime vale, vale. Ne simfoni me rrahjet e zemres, qe ndjente i vinin dhe perplasja e valeve ne shembinj.

Por syte e tij ne terrin e nates kishin ikur larg atje larg ne bregun tjeter si nje udhetar i vetmuar.

Lehte e guduliste perkeledhja e eres, duke sjelle ate cope dashurie te ngrohte.

Ne qiell yjet vallezonin me ritmin e rrahjeve te zemres se tij dhe perplasjes se valeve ne shembinj.

Kurse hena me plot shkelqim nga lart i jepte bekim mendimeve te tij.

Ne veshtrimin e tij ashtu perhumbur, eshte veshtrimi i dashurise se tij ne token perballe ne qytetin e bukur, por te larget per te.

Brenda ati veshtrimi ashtu perhumbes eshte ajo Universi i dashurise, qe permbledh, detin , eren, shkembinjte, yjet henen dhe diellin qe lind i qeshur ne mengjes.

Dashuria e tij tani flet vetem me heshtjen e tij, as qe degjon fjalet qe mermerit neper buze, por edhe dashuria ashtu ne heshtje vazhdon te ece me hapat e saj te vegjel, por te sigurte.

Por heshtja flet nga dashuria e tij dhe shpresa leviz, duke zbritur rrugeve, duke bere perpjekjet e saj qe ne ate heshtje dashurie te gjeje fjalen, qe ta thyeje ate..

Ajo fjale e heshtur flet me veshtrimet, qe depertojne thelle ne shpirtin e saj.

Dhe sigurisht do te vije mengjezi i shume pritur si agim i befte mes maleve te bjeshkeve te pastra.

Monologu i tij filloi me:

E dashur e di qe une te dua me zemer, por shume me teper me fort me shpirtin tim, po me shpirtin e zemres, qe rreh rrembyshem. Nje dite zemra do te ndaloje se rrahuri, por ritmin e zemres e ka percjelle tek shpirti, qe do rrahe me ritmet e jetes perjetesisht, do te jetoje shpirti dhe keto rrjeshta per ty do te jetojne bashke me shpirtin tim.

Atehere Ti do te besh dialog me te, kur te te pyese , per shiun qe ka filluar aty dhe era e tokes se lagur, qe ngrihet dhe te hyn thelle ne mushkerite e tua dhe do te renkoje se do te percjelle deshiren time te isha dhe une me ty.

…E di ku ne shtratin tone te ngrohte ne dhomezen tone sekrete, si dikur te perqafuar fort duke degjuar zhurmen, qe ben shiu duke rrahur me furi dritaren tone, sic shikonim ato pika shiu qe formonin vijen e zbrisnin se bashke benin dashur si ne dhe perfundonin , harroheshin vdesin, kurse dashuria e jone nuk vdiq, por eshte e perjetshme…

About Post Author