…”Ajo për mua ka qenë edhe motër edhe “nënë”, më ka rritur…!!!”
….I gjeta te dyja ne lokalin perballe pallatit te njeres prej tyre, ku banonte qysh atehere. Duke biseduar me gjalleri dhe teper te gezuara. Me ftuan edhe mua. I njihja prej shume vitesh.
Mbeten jetime ne moshe te njome. E madhja pak me shume se 17 vjec e vogla as ne klasen e pare nuk kishte vajtur.
Nena vdiq nga nje semundje te rende.
Babai tere diten ne pune per te siguruar te ardhurat, per ti rritur. Barra e rritjes se vogles i ra motres se madhe.
Ajo ishte per te edhe moter edhe “nene”.
Nje dite e vogla, pa i thene asgje te madhes, rremben fshehurazi, kutine ku fuste tere kursimet e veta del ne rruge dhe shkon ne dyqanin ku shiteshin dhurata.
Motra e madhe kishte datelindjen.
Kete mendoi, e vogla per nje dhurate per motren e madhe.
Frymen e mbajti tek shitesja.
Ne xhamin e banakut vogelushja pa nje varese teper te bukur.
Nuk hezitoi dhe vuri shamine e b ledhur mbi banak dhe nxorri tere ato qe kishte ne ate shami, para ne leter dhe monedha te ndryshme.
Kur shitesja i solli dhuraten, qe ajo e kishte taksur per motren e madhe e pyet ate:
-Mjaftojne keto para qe kam me vete. Motra ka datelindjen dhe une dua ta gezoj me nje dhurate. Ajo eshte edhe moter edhe “nene”, per mua, kjo varese e bukur do ti shkonte gushes se motres time.
Shitesja nuk foli por mori letren dhe e ambalazhoi shume bukur.
E vogla me vrap doli me dhuraten shtrenguar ne gjirin e saj te njome.
Nuk vonoi dhe ne dyqan hyri nje vajze e bukur ku i dalloheshin syte e shkruar teper te gjalle.
Nuk foli por vuri mbi banak dhuraten e paketuar aq bukur nga shitesja
-Kjo dhurate ketu eshte blere, ne dyqanin tuaj-thote vajza e bukur.
-Po zonjushe.
-Sa kushton ju lutem? Motra ime kishte pak para te kursyera dhe jam e sigurte se cimimi i kesaj varese eshte shume here me i madh se kursimet e motres time.
Shitesja ja kthehu me kujdes dhuraten vajzes se bukur duke shtuar:
-Jo, motra e jote e ka paguar, me cmimin me te larte, me cmimin e mirenjohjes ndaj vepres tuaj fisnike,kontributit tuaj per rritjen e saj. Ajo dha gjithshka, qe kishte me vete, pervec parave qe kishte kursyer edhe shpirtin e saj te vogel fisnik.
Vajza nuk foli asnje fjale, e falenderoi shitesjen dhe u largua.
…Dhe ja sot ato jane perseri bashke, motra e madhe dhe moter dhe “nene” e te vogles dhe e vogla qe eshte bere nene,
E vogla jeton ne emigracion ne shtetin fqinj kishte ardhur per datelindjen e Motres dhe njekohesisht “Nenes” te saj…..
