Pirro Minella Millona


…” Ahhhhh, Bushi im, po afron datelindja jotedhe me duhet te mbaj perseri fjalen time te te tregoj per ecurine e rrugetimit te jetes tone familjare…!!!”…..Po, Bushi im shume vite u bene qe nuk jemi takuar balle per balle, si dy shoke e miq tani, por ti je perhere me mua ne shpirtin tim, ne familjen time, ne kuvendojme gjithmone bashke per cdo problem qe kam une ne jete dhe ti me jep gjithmone zgjidhjen optimale. Bushi im. asgje nuk kam harruar nga te gjitha kujtimet, qe ruaj per ty, perkundrazi me vijne me te fresketa, me te bukura, se edhe ti Bushi im cdo vit behesh, me i bukur per mua…Nuk harroj gezimin, qe provove kur linda une, “kaposhi pa pupla” i shtepise pas vajzes se madhe. Me kana thene se ate date te majit 18, e pive nje gote me shume dhe pasi me erdhe me shikove ne maternitetin e Gjirokastres, ne darke tek Nene Fanija e Gushit e kishit shtruar me te gjithe te mirat.Nuk harroj, kur fillova te belbezoja fjalet e para, si vije nga puna i lodhur dhe pa hequr mire kepucet e renda, turreshe ne dhomen ku flija une, me zgjoje dhe une ashtu i hutuar gjendesha ne gjoksin tend. Apo kur fillova te luaj me stemen ne xhaketen ushatarake, ato komcat e verdha te shndritshmeMbaj mend, kur vija nga kopshti aty ngjitur, tek shkolla “Ptoleme Xhuvani”ne Elbasan, ty te gjeja ne oborrin e shtepise duke u kujdesur per lulet. Sa i doje lulet, Bushi im. Ne kopshtin tone nuk mungonte asnje lule, biles mbaj mend qe disa trendafila deri ne Vlore shkove i more. Por lulja qe te pleqente me shume ishte karafili i kuq Bushi im.Nuk harroj ato darkat e bukura ne fund jave ne Lulishten e Portokalleve, ne Elbasan, apo dhe ne Gjirokaster tek “l Maj” ose tek Shtepisa e Oficereve, kur ishte sezon gjahu sigurisht nuk mungonin thellenzat, lepujt, shapkat, turtujt, rosat e egra qe i gjuaje ne Liqenin e Viroit, ne ato fuci gjysem te prera, i veshur me rroba te kimikut deri ne gryke. Nuk mund te harroj sa guzhinjer i mire ishe Bushi im. E qaje pilafin me rose te eger, apo comlekun me lepur te eger. E mban mend ne femijet e hidhnim me short kujt do ti binte koka aq e shijshme e lepurit, qe do te hanim te djelen ne darke, qe do te vinte nga gjuetia jote.. Apo peshkun qe gjuaje nga Drino, lumin e Kardhiqit, ne Bence te Tepelenes, per “pestrove” dhe ne Vjose, biles dhe ne fshtatin tone ne Carshove e kishe pergatitur ekipin e peshkatareve me Janin Ceqin, Raqin tone, dhe nje ose dy femije te rritur.Po keshtu mbaj mend se ke qene dhe mjeshter i pergatitjes se embelsirave. Pandispanja jote ishte me nam, kur e piqje ne stufe e mbuloje me gazete qe te mos ta rrembente zjarri. Apo pushimet aq te larmishme Bushi im, kishe miq ne tere Shqiperine. Si Biza e mrekullueshme, ku natyra, sharrxhinte, mishi, te “lyni” qe te shponte hundet, kur pergatitej per tu hedhur ne gatimet . Por nuk harroj edhe salepin, qe mblodhem ne fund te prroit.Nuk harroj Bushi im dhe ato mbremjet te dielen ne darke ku mblidhej tere familja dhe une kisha detyre, qe gjate javes te merrja informacion dhe ta shpalosja ate mbremje tere zhvillimet e javes te brendeshme dhe te politikes se jashtme neper boteNuk harroj edhe dashurine, qe kishe per njerezit e vogekte, nuk harroj Veselin e Azilit te Pleqve, qe na vinte pothuajse cdo te diele, ishte mysafiri yt dhe mamaja ishte e detyruar te gjente ndonje rrobe te re per te. Ato dekoratat e tij i kam para syve.Nuk harroj edhe kur me doli kunder deshires time dega kontabel. Ishe transferuar ne Elbasan. Erdhe te nesermen dhe te dy u mbyllem ne dhomen tende dhe si dy te medhenj me sqarove tere situaten dhe me bere qe te shkoj per studime.Por Bushi vdekja te kishte ngritur pusi ty vetem 52 vjecar, tere energji, qe nuk kishe provuar kurre asnje semundje ne trupin tend.Dhe keshu i dashuri Bushi im ne ditet e fundit te atij shkurti famekeq 1976, i fundit qe bisedoi me ty isha une:-Bir po celin qershite me the dhe veshtrove nga dritarja.Mesazhi ishte i qarte, bir vazhdo jeten, nga une i ke marre mesimet e nevojshme.Bushi im, kam folur une ne varrin tend ate dite te ftohte te 28 shkurtit-Te premtova se do te eci ne gjurmet e tua ne shembullin tend, te mbaj lart figuren tende, Bushi im. Ne fund mbaj mend qe kam thene, duke lotuar vete: “Bushi im nuk do lote ai iken i lumtur se na ka lene ne pasardhesit e tij. Ta lartesojme figuren e Bushit”.E tere jeta jote permblidhet ne kete fjali permedore per mua: “Bir, neqoftese nuk ke mundesi ti besh mire dikujt, e ke plotesisht ne dore te mos i besh keq dikujt”Dhe ja ku jam sot Bushi para teje, perseri te premtoj si atehere:” Bushi im rri i qete, se une jam po ai Pirro 20 vjecar per ty dhe ti per mua Bushi 50 vjecar……Une ne viziten tende ne bansesen tende te perjetshme, do te ulem perseri si ate dite agonie ne gjunje Bushi im. Kristi po pergatitet te shkoje ne Londer per te caje vete rrugen e jetes dhe Klodushi, qe sot eshte vete i dyte, ka zgjedhur shokun e jetes se perbashket, te puthin me mall O Gjyshi me i bukur zemer flori…..!!!

About Post Author