…”Ajo duhet të bëjë jetën e saj, nuk e ruan asnjë nga vetvetja, le ta shprehë me forcë ……!!!”
.
….Çdo njeri jeton jetën e vet me gëzimet dhe me zhgënjimet.
Ato e bëjnë njeriun tepër të fortë.
Zhgënjimet të bëjnë të panevojshëm për asnjë.
Është e drejta e saj të jetoj jetën dhe është e drejta e saj edhe të gaboj.
Nuk e ruan dot asnjë nga vetvetja!!.
Per sa ju mund të keni një lidhje hyjnore me të dhe të mendoni se e njihni, vetëm ajo e di brendinë e saj.
Njerezit na surprizojnë. Ndonjëherë edhe vetja. Njerëzit ndryshojnë Mbase i ka munguar në rininë e saj të nxjerrë në dukje personalitetin dhe mendon, se tani ka ardhur momenti i duhur.
Në raporte, që keni krijuar e kuptoj xhelozinë tuaj.
Mos u shqeteso Ajo di çfarë bën.
Të gjithë dinë çfarë bëjnë!
Na genjen, neve mëndja, duke menduar se i njohim njerëzit.
Ajo nuk është adoleshente.
Ajo është grua.
Ju nuk mund të dini çfarë i nevojitet asaj..
Askush nuk të detyron në jetë të besh diçka.
I vetmi i përgjegjshëm është vetëm njeriu.
Tani po shfaq veten. I dhe këshillën me zemër..
Kjo të nderon.. Nuk mban përgjegjësi për të tjerat.
Kur duam dikë me shpirt qoftë edhe fëmijën na duket sikur do ndryshojmë diçka..
Në fakt çdo njeri zgjedh rrugën e tij dhe është e vështirë ta ndryshosh.
Sepse të gjithe e dime se çfarë na duhet, por jo të gjithë njerëzit mjaftohen, pse u duhet.
Kur nje grua ka arritur të përballë jetën e vetme, një burre nuk i nevojitet.
I nevojitet diçka, që asaj i do zemra.
Dhe kur ta gjej më beso nuk do marr lejë nga askush.
Është e drejta e saj të përdorë veten në mënyrën si e koncepton ajo.
Të jetojë si dëshiron, ajo ka botën e saj intime.
Në një gjë jam i sigurt, se nuk kërkon që tja njohësh.
Pra nëse ajo të kërkon këshille ti do t’i thuash tënden
…..Gjëja më e mirë është ti lemë njerëzit në natyrshmërinë e tyre Ka të drejtë, të mashtrohet, të zhgënjehet apo dashurohet marrëzisht
Edhe Zoti ka dhënë lirinë njeriut të zgjedhi…..
Lere te realizoje endrrat e saj….
