…… ” Ahh… Ate, puthjen e parë, që kurrë nuk ja dhuruam njëri tjetrit, …”pengu” më i madh i jetës tonë..!!!”
……Jeta dhe Njeriu….!!
Shpesh nuk e ndërton dot si e mendon në atë fëmijërinë e pafajshme.
Por me kalimin e viteve që të rëndojnë mbi supet e tua dhe të rëndojnë zemrën e lodhur nga dakkgët e viteve, vjen një çast, një moment reflektimi…
Nuk mund ta harroja miken e fëmijërisë pa i dërguar nj buqete lulesh për muajin e ri. Nuk vonoi përgjigja:
Më dhuroi një puthje.
Shtanga, u trondita…
Tek kjo puthje ndjeva atë fëmijërinë tonë te çiltër…
Ishim në një klasë për vite me rradhë. Biles atë vit ne nje bangë.
Brënda nesh kishte filluar ai ndryshim, që sot e quajnë “adoloshence”. Filluam ti shmangeshim njëri tjetrit.
Edhe shalët nuk i takonim më si më parë. Shoqja ime në sytë e mi po transformohej. Po rritej, si një filiz i bukur i femrës.
E ndjente vështrimin tim kur e shikoja me ngulm , për një kohë të gjatë dhe humbja në atë shikim…
Nuk merrja dot guximin sikur ti thoja gjysëm fjale.
Në shtëpi kushedi sa herë “thurrja” atë, puthjen e parë si tja dhuroja…
Vitet ikën, jeta na ndau me shoqen e fëmijërisë.
Epoka e internetit na bëri të mundur, rilidhjen me shokët e asaj epopeje. Një ditë të bukur dikush më bëri një kërkesë.
Nga fotografia një grua e bukur ne moshën time. Por nga emri nuk më tregonte asgjë.
Instiktivisht e pranova me kuriozitetin se kush ishte ..
Dhe kështu rigjeta shoqen e fëmijërisë.
Mu rikthyen tërë ato ditë e netë me ankthin tim me përgatitjen e “puthjes” te parë.
Kur mendova një ditë tja tregoja, befas më dërgon fotografinë e burrit.
Një foto e një burri të qeshur dhe të qetë.
-E pe, shikoje mirë “grindavec” i përjetshëm.
-Po e pashë, më pëlqen një burrë i denjë për shoqen time të fëmijërisë.
-Ore Ti, shikoje mirë, a nuk të ngjan Ty, shoku im i fëmijërisë.
E rishikova përsëri edhe më me kujdes. E çuditshme, vërtet më ngjante shumë.
-Vetëm se të ngjan Ty e mora unë- kaq foli shoqja ime e fëmijërisë.
…Atëherë e besova edhe unë atë përpëlitjen gjysem shekullore, që shoqja ime e fëmijërisë kishte.
“Ahhh. ajo puthja e parë, që kurrë nuk ja dhuruam njëri tjetrit në ato vite”……
