…” Babain e dy fëmijëve të mi, ma rikthyhet në shtëpi
…Me dokumenta ne dore dola nga zyra dhe në korridor u përplasa me një punonjësen tonë, biles edhe bashkëlagjësen time. Nuk e ngriti kokën, e kishte humbur fare, me kurrizin e dorës fshiu sytë e përlotur.
Ktheva kokën dhe e ndoqa me sy deri sa filloi të zbriste shkallët. Hyra tek Drejtori dhe shtanga. Dhe ai ishte i përhumbur.
U ula dhe e pyeta :
-Çfarë kishte ajo, punonjësja që doli nga ju aq e përlotur?
Një moment ai heshti dhe pastaj shtoi me një zë të mbytyr:
-Ka një hall të madh, do të operojë burrin në kokë, por nuk ka lekë për operim.
U tremba, kur mora vesh shumën e kërkuar, ishte baras me pagën vjetore të asaj.
Mbarova punë dhe dola. Mëndja aty më rrinte tek pamja e përvuajtur e asaj gruaje, nëne, që nuk kishe mundësi të shpëtonte bashkëshortin nga vdekja e sigurtë.
Tërë natën nuk bëra gjumë të rehatshëm. U ngrita herët dhe u nisa për në punë.
E kisha menduar një plan. Edhe Drejtori sapo erdhi pas meje, por më herët se orari i zakonshëm.
Kur kaloi para zyrës time e pa deren hapur futi kokën më tha: “Mirëmëngjes”.
Pas pak i vajta në zyrë. E bisedova me të.
I bëra pyetjen:
-Si do t,ja bëjmë do ta ndihmojmë atë grua të mjerë, për të shpëtuar nga vdekja e sigurtë të shoqin. Une e kam një ide.
-Po -më tha kam dëshirë, po ma thuaj idenë.
Ja shpjegova gjerë e gjatë. Ra dakort. Brënda javës i sigurova atë shumë të madhe parash, biles mendova edhe diçka më shumë, edhe për drekën që me siguri ajo do të shtronte për shërimin e të shoqit.
Benda javës i sogurova paratë e nevojshme.
E thirri Drejtori, punonjësen, ndërkohë une i kisha futur në zarf shumën e të hollave. Kur erdhi në zyrë punonjësja, më thirri dhe mua Drejtori dhe pasi e pyeti se çfarë kishte bërë.
E shkreta, u shkreh në lot dhe duke mërmëritur tha:
-Asgjë, numëroj ditët e fundit të jetës të burrit tim.
Drejtori i foli :
-Ngreje kokën ne kemi mundur të sigurojmë këto të holla.
I zgjati zarfin. Punonjësja ngriti kokën e habitur, nuk po u besonte syve. E mori zarfin me duart që i dridheshin, u ngrit e përqafoi fort Drejtorin.
Shume natyrshëm Drejtori i tha duke më treguar mua:
-Idea ishte e këtij burri, atë falenderoje të parin.
Punonjësja me gëzim u hodh në krahët e mi dhe qau me dënesë. Nuk i bëra zë e lashë sa nxorri tërë dufin dhe pastaj, nxorra dhe shumën tjetër të mbetut të të hollave e mjaftueshme edhe për drekën që do të shtrone, ajo grua e nënë.
Nuk dinte si të na falenderonte. Dolëm të tre nga zyra të lehtësuar dhe në lokalin afër ndërmarjes, u ulëm dhe pimë kafe, kurse ajo mori çaj.
…..Kur u nda nga ne me lot në sy, këtë herë lotë gëzimi na tha:
“Si mund t.jua harroj unë juve me këtë që bëtë, ju e rikthyet përsëri babain e dy fëmijëve në shtëpinë e tyre….
