Pirro Minella Millona: ” Bashkëbisedim në ditën botërore të librit…!!!”


…. ” Bashkëbisedim në ditën botërore të librit, në horizont një krijuese me botë të bukur shpirtërore…!!!”

…. Pasi kisha publikuar rrugëtimin tim në pozicionet dhe fuksionet si financier në faqen time në Fb, hyra në komunikim me një mike me vlera këtu në mesanzher:

=Me një jetë të tillë të larmishme besoj kam patur kurdoherë lëndë të parë jetësore dhe thurren skicat jetësore. Prandaj e quaj veten :Financier romantik, mjafton kontaktet, me njerezit ne rrugetimin e përbashkët dhe kujtimet thurin skicat.

Plus natyra ime Bota shpirtërore. Vetëm 2 vjet e kam shtuar me mbi 70 libra bibliotekën time.

-Sigurisht e jetuara është bazë e vargut, ose e çdo krijimi

=Ti duhet te lëvrosh në fushën e krijimtarisë, jo të mjaftohesh vetem me komente. Tregoje botën tuaj të bukur shpirtërore

-Unë lexoj shumë, nuk jam kurre pa një libër interesant në duar.

=Kam bindje, se do të shpërthesh, vetëm duke lexuar komentet e tua që janë analiza Shpirtërore.

Une, te mbështes, prandaj jam i bindur se mund të jesh krejt ndryshe, si shpirt femëror, si burim Ujëvare.

Trego veçoritë e tua. Një foto juaj e bukur, fsheh një botë të bukur shpirtërore, e “rrefejne” Syte e tu. Ata të tradhëtojnë. Une di ti lexoj “Heroglifet” e Syve të Tu.

Edhe në formë ditari Ana Franku Shqipëtar!

-Do ta mendoj këtë mendimin tuaj. Do ta marr në konsideratë

=Ta them me Shpirt te pastër, më hapur dhe më me sinqeritet, nuk të kam folur më parë. Dua të shpërthesh, me forcë, të jesh “gur qosheje” në Kështjellën e krijueseve. Më beso. Shikoje me këtë këndvështrim.

Ti lexon, shumë, asimilon, shkruan tepër bukur. Mendohu.

-Ndoshta, por dhe miq të tjerë me kanë sygjeruar po këtë mendim, këtë ide.

=Erdhi momenti, unë “jam grindaveci me ty”.

Kam perkrahur shumë në fillesat e tyre të krijimtarisë dhe sot kanë ecur shumë.

I kam këtu miq, edhe intervista të shumta, edhe takime duke pirë kafe kemi diskutuar.

Fillo sa më shpejt. Unë, më 20 Prill 2019, kam postuar skicën e parë dhe ja sot kam në inventarim tim mbi 2000 skica të zhanreve të ndryshme.

Imagjino po ta filloja, para 10 vitesh, kushedi sa skica do të kisha thurrur, Nuk kam as shënime, biles edhe fotot më kanë humbur kur erdha me shtëpi në Tiranë. Një qese plot me foto

Nuk dua të humbësh edhe Ti.

Ja do të mbahesh mënd vetëm për komente, por shumë shpejt do të harrohesh.

E shumta pas dy vitesh.

Joooo, në asnjë mënyrë. Për këtë do jem “grindavec” gjithmonë me Ty.

Si u be Profesori Jani Joro, me mua, çdo ditë, rrëfeja dy kujtime

Në darkë kisha “detyrë shtëpie” ti thurrja

Kështu fillova në këtë rrugëtim. Të lutem Unë, filloje dhe pastaj jam i sigurtë që nuk ka më për Ty ndalesë.

-Kam disa poetë, që ju komentoj vetem, te tjere, jo se nuk më del dhe koha shume.. Jam shumë e ngarkuar, me punën që kryej dhe me problemet e familjes. Mos harro edhe fëmijët në rritje.

Po këta i kam Poete, që më pëlqen stili tyre. I lexoj me dëshirë këta poetë!!

=Merru me komentet, por krijo krijimtarinë tënde.

Formo Stilin tënd, fokusohu Ti je Vetja jote.

Ta kërkojmë ne vargun tënd.

Jo e kundërta, të shfletosh Ti faqet tona. Me lejo ta kerkoj Unë këtë.

Hidhe hapin e parë, pastaj jam i sigurtë senuk do të arrijmë dot. Të dallojmë Stilin tënd ta njohim menjëherë Vargun tënd.

Po të flas si krijues, si mik, si vëlla dhe si shok.

Çaje këtë korracë.

– Të faleminderit shumë për çdo fjalë tenden, do ta analizoj, do reflektoj shumë shpejt.

=Por unë ti më njeh do të ngacmoj çdo ditë

Fillo si ditar, çdo dite sjell diçka ndryshe.

Merri fjalët e mia si Amanet, si ma la Profesori mua.

-Do ta mendoj, faleminderit Ty për këshillat që me jep.

=Unë jam shoku yt, ta them me plot gojë, kam nuhatje, dua të të ndihmoj. Është mendimi im shpirtëror.

Unë kam kompjuter dhe aty hedh shënimet diku që më shërben si magazinë, për fabulat. Hedh një detaj, pak më vonë një mendim, dikur, një ngjarje, që më lë mbresë. Edhe një takim diku me shokë dhe shoqe.

Edhe vargjet, mbase edhe fabulat e skicave të mia, kudo studjo, vil dhe krijo, duke e shtryllë lëndën jetësore formohet Ajka.

Besoj më seriozisht kurrë nuk të kam shkruar.

Mos harro unë kam lexuar komentet e tua shkruan shumë pastër edhe si gjuhë shqipe.

-Me të vërtetë ky ësht mendimi im për ato komentet e mia.

=Shpreh mendime të bukura, lexon shumë.

Të sugjeroj konkuro me veten tënde, munde Atë, fito mbi veten tende. Ti je dikushi, shumë shpejt do të dalësh në hapsirat tona letrare. Mos harro edhe Floriri shkëlqen, kur del në sipërfaqe

dhe veteëm atëherë shumë fishon vlerat!!

I pari do të jem unë që do të duartrokas. Shpresoj se të ngacmova, për të dalë nga “strofulla” e rehatshme ku je deri tani.

Naten e mire. Gjume te embel mikja ime!!

-Naten e mire dhe Ty miku im i mirë…..

….Vetëm kur mbarova konstatova se sot është Dita botërore e Librit, dhe shpresoj se mot mikja ime në këtë datë të shënuar do më dhurojë vëllimin e parë te saj me vargun e bukur….

About Post Author