Pirro Minella Millona…”Buzeqeshja, bukuria, freskia e syve, pafajesia, butesia sharmi yt hyjnor,


…”Buzeqeshja, bukuria, freskia e syve, pafajesia, butesia sharmi yt hyjnor, jane te gjitha burime te pashtershme lumturie, per mua…!!!”

…Nuk e di se cfare force ke qe vepron tek une.
Buzeqeshja jote, bukuria jote, freskia e syve te Tu, sharmi yt hyjnor, pafajesia jote, butesia jote, janë të gjitha burime të pashtershme lumturie per mua.
Nuk kam fjale, as germa qe formojne fjalet, qe mund te shpreh dhe te tregojne ate qe je Ti ne raport me mua, ate raport qe une shikoj tek Ty.
Vetem me nje shprehje mund ta them:
“Thjesht je me e bukura se cdo gje, qe gjuhet e botes mund te te pershkuajne Ty, te te portretezojne Ty”.
Heshtja jote flet me shume se njemije fjale te embela te thena ndonjehere.
Per mua je fryma qe me gjalleron trupin dhe sidomos shpirtin tim. Je ndjesia ime me e thelle qe kam provuar ndonjehere ne kete jete, me fisnikja, me rrezatuesja.
Po jam dorezuar tani, nuk e ndaloj dot kete dorezim dhe ndihem i lumtur qe te jam dorezuar Ty.
Je personi me i denje, aq e thjeshte dhe aq e plote ne kete bote te veshtire qe me rrethon.
Tek Ty kam gjetur sinonimin e vlerave me te cmuara qe njeriu mund te kete
Je njekohesisht dhe sinonimi i sharmit qe nje femer rrezaton me ate pafajesi qe te karakteriizon Ty!!
Kurre nuk e mendoj te te lendoj buzeqeshjen tende, te trishtoj pafajesine tende qe pasqyrohet ne syte e tu te bukur.
…Mundohem qe edhe une te te pergjigjem, duke shpresuar te jem edhe une burim lumturie per Ty, ne njezete e kater ore te plota.
Me lejo te udheheq endrrat e tua, ne menyre qe kur te nise mengjesi ta fillosh me buzeqeshjen feminore…

About Post Author