Pirro Minella Millona-” Edhe pse erdhe vonë mikja ime…


Pirro Minella Millona

….” Edhe pse erdhe vonë mikja ime, përsëri ike larg, për të mos u kthyer kurrë më…!!!”

….Erdhe vonë mikja ime, erdhe kur portën e gjete t[ mbyllur nga bora, që ka rënë dhe nga shtegu i pahapur.
Megjitheatë e hapa pak portën, ashtu duke rënkuar rëndë nga pesha e borës së viteve, duke menduar se për pak “dashuri” nuk është kurrë vonë.
Kjo duke menduar, se deri sa erdhe zemra rreh dhe fjala jote më ngrohu, duke ndjerë vështrimin tënd të përmalluar, i cili depërtoi tek Unë, si burimi i ujit të freskët buzëqeshja buron dhe merr rrugë.
Këtë mendova “pak dashuri” për miken time të vonuar, kurrë nuk do të them “Jo”.
Erdhe vonë mikja e rinisë time të parë, erdhe në fillim vjeshte, por ike përsëri shumë shpejt, duke lënë prapa dimrin, që kemi në prag, edhe më “acar”, që krijove me largimin tënd në atë mënyrë aq të beftë.
Do kalojë fund viti, mikja e vonuar.
Ahhh… këta fundvite gëlltisin njëri tjetrin, iku i pari tani do të largohet dhe ky.
Trokite tek porta e mbuluar me borë shumë vjeçare, duke dhënë shpresën, mbërthyer pas jetës, duke thirrur me veten tënde: ” nuk dua jo, nuk dua të ikë si fundvite të kaluar”.
Shumë vone erdhe mike për të kërkuar pak dashuri.
Ahhh…. sa pak dashuri, të flaktë, por zjarret jane shuar tashmë, e kupton erdhe vonë, shumë vonë për të shijuar atë bukuri, atë lumturi.
Trokite vonë, shumë vonë në netët e mia pa gjumë, që zgjatën në pafundësi.
Erdhe vonë, ku lotët e nxehta dhe ato dhëmbjet e rinisë, aq vraga kanë lënë, si këto rrjeshta, që shkruaj Unë aq të vështira për tu kuptuar nga Ty.
Po mikja ime erdhe shumë vonë, si zemër e zhuritur, për miqësinë e madhe, që ëndërroje, nuk mund të të jap tani më shumë se veç disa fjale të ngrohta, që më futin drithërimat në trupin tim dhe pres me pak shpresë pres, që netëve të ftohta të dimrit, diçka të ndodhë diçka shpresë humbur.
….Jeta është gjithmonë një skenë teatri dramash, por që në fund një ditë sipari ulet e merr fund trishtueshëm.
Erdhe vonë, shumë vonë shpirt i përvëluar për pak dashuri, erdhe shumë vonë….
Ike shpejt mikja ime, ike shpejt, për të mos u kthyer më kurrë në portën e madhe buluar me dëborën e lehtë me peshë të rëndë…

Pirro Minella Millona

About Post Author