Pirro Minella Millona-…” Eja përsëri-


Pirro Minella Millona

….” Eja përsëri- më tha-ma prish ëndrrën, të jem në realitetin tënd të prekshëm…!!!”

….. Kishte dite luftonte me veten e vet.

Ajo ishte kthyer, dilema e tij ishte të vente përsëri ta takonte, atje në shtëpinë e saj.

Vallë çelësin do ta gjente përsëri, poshtë saksisë me borzilok si dikur.

Eci kuturru në qetësinë e qytetit, që flinte pas një dite të lodhshme dhe plot strese.

Ariti para derës se saj. U përkul dhe poshtë saksisë përsëri çelësi, pak i ndryshkur nga malli i viteve të kaluara.

Hapi me kujdes deren e jashtme dhe me kujdes bëri hapat për në dhomën e “mëkateve”, befas u gjënd para saj.

Ishte aty në shtratin e tyre të dashurisë, me gjysëm trup mbuluar nga këmisha e hollë e natës.

U afrua me kujdes dhe largoi këmishën supeve, ra aty në fund të shtratit. Fytyra e saj pasqyronte ëndrrën e bukur, që po shijonte.

U përkul dhe me puthje të nxehta nga gjumi e zgjoi.

Nuk po u besonte syve.

Ai ndodhej aty, fërkoi syte ëndërr, jo ishte realitet, ishte mrekulli, aq e deshiruar prej kaq kohësh.

Ai humbi mëndjen para hireve të saj dhe nuk mund të ndalonte më. E joshi ajo qafa e hollë, aq e bukur zbuluar, e joshën ato flokë të lëshuara shkujdesur në supet e saj.

E joshën sytë e shkruar, buzët pak të hapura, aq ndjellëse, hunda e saj pak me majë ngritur.

Dhe filloi eksplorimin hireve të saj ngadalë shkonte me ndalesa stacionare.

Buza e ti xhelozonte, dridhej puthte me afsh, por duart, sapo me gishtrinjtë e tij preknin çdo pore, menjëherë buza i puthte ato.

E puthte plot zjarr, e kafshonte me ëmbëlsi dhe gjuha sinkron lëpinte pa humbur kohë.

I zgjoi pasionin e saj të fshehur, atë pasion që kishte kohë, i cili flinte netëve të gjata, pasioni që mundohej të fshihej edhe pas këmishës veshur.

Por pasioni i saj ishte i fshehur, nuk kishte vdekur, priste të zgjohej, ishte i gjallë dhe plot ritëm.

Pikërisht trazuan emocionet dhe pasioni mori rrugë.

Mbështeti buzët mbi gjoksin e ndezur, tek thithkat që fërgëllonin, kurse duart nuk i bindeshin më atij, nuk ndaleshin, kudo ndodheshin, kudo ledhatonin.

Fajtore janë hiret e saj, ato e joshën, ato mrekullia vetë.

Erdhi ashtu heshturazi natën dhe në fshehtësi hiret i zbuloi.

Erdhi dhe ëndrrat asaj ja la në mes, gjumin e qetë ja prishi.

U deh, e joshën hiret e saj mbuluar përgjysëm nga këmisha e hollë.

….Kur u grit për tu kredhur përsëri në errësirën, që nuk ja kishte lënë akoma vëndin mëngjesit plot dritë, qëndroi tek pragu i derës dhe priste me gjysëm zëmre të dëgjonte të shara,

Por Ajo belbëzoi:

“Të lutem eja përsëri nesër në çdo orë, eja se nuk do të më zëjë më gjumi si sot, do të pres këtu në errësirë zbuluar hiret e mia…..!!!”

Pirro Minella Millona

Tiranë, më 15 Shtator 2022.

About Post Author