Pirro Minella Millona:” Ëndrra e djalit të millonait dhe mielli i bluar, për cupen që donte…


….” Ëndrra e djalit të millonait dhe mielli i bluar, për cupen që donte…!!!”

….Gjyshi yt ka qene Millona besoj, e them nga mbiemri, apo e kam gabim??-Shoku im mu drejtua mua.

-Po, Millonai i fshatit ku bluanin miell i tere fshati edhe nga fshatrat rrotull se nuk kishin Mulli.

-Atehere po te tregoj nje ngjarje qe ka ndodhur ne fshatin tone…….

Kishim nje Mulli te vjeter, qe pershkohej nga nje vije uji dhe vinte ne levizje mokrat ku bluhej mielli.

Millonai kishte nje djale rreth te njezetave, nje bukurosh, me floket me onde ngjyre te zeze te theksuar.

Tere diten e shikoje te mbulluar nga mielli, qe bluante me te jatin.

Keshtu nje dite erdhi nga fshati ngjitur me dy mushka nje fshatar se bashku me vajzen e tij, qe ishte nje lule e bukur mali ne lulezim.

Uli thaset me grure i afroi ne rradhe, se kishte disa thase me pare, per tu bluar. Bisedoi me Millonane dhe u largua.

Cupa u ul e ndrojtur diku ne prag te Mullirit. Degjohej kenga e mokrave, nofullat e gurta te te ciles, bluanin miellin e bardhe. Djaloshit i ngelen syte tek cupa e bukur si sorkadhe mali.

Veshtrimet e tyre u kryqezuan disa here, por cupa e trembur i ulte syte. Millonai zbrasi thaset me grure dhe i blojti nga ku doli nje miell teper i bardhe. Ngarkuan thaset ne mushka dhe priste cupa te vinte babai te shkonin te dy ne fshatin ngjitur.

Kaloi nje kohe e gjate dhe nuk po vinte. Millonait i lindi nie mendim. Thirri djalin dhe i tha ta shoqeronte cupen ne fshatin ngjitur.

Keshtu te dy djali i Millonait dhe cupa u nisen per ne fshatin fqinje. Rruges pak shkembyen fjale. Mbreteronte nje heshtje. Djali e shikonte me bisht te syrit cupen e bukur. Arriten ne fshat. U futen ne rrugicen dhe pas pak arriten para portes se shtepise, djali i dha doren cupes dhe u kthye per ne shtepine e tij.

Mendja i rrinte tek cupa e re, tere naten nuk fjeti. Por edhe cupa nuk fjeti ate nate. Para syve i dilte djali i Millonait, i bukur me ato onde.

Brenda muajit perseri me babain shkoi ne mulli. Sapo hyri brenda oborrit te Mullirit i rrahu zemra si nje zog i trembur.

A do ta shikonte djalin e Millonait, si do ta perballonte veshtrimin e tij te thelle?.

U perball me te, djali ishte aty duke ndihmuar Millonain, me ato ondet tere miell dhe duart e bardha dhe te buta nga mielli.

Shkembyen pershendetjet. Te dy ne mendime, te dy e shikonin njeri tjetrin fshehurazi. Keshtu filloi filizi i brishte i dashurise per njeri tjetrin.

Ne nje moment, kur te dy prinderit po dridhnin nga nje cigare ata shkembyen dy fjale te dritherueshme. Por syte folen me shume, depertuan ne thellesi te shpirterave te tyre.

Pas pak kohesh djali i Millonait gjeti nje shkak per te shkuar ne fshatin e cupes, qe nuk mbante me shume se gjysem ore.

U ndesh me te tek dyqani i vetem i fshatit. I dhane doren njeri tjetrit. E kuptoi cupa qe djali erdhi vetem per te takuar ate.

Po binte muzgu dhe morri rrugen per ne shtepine e saj buze fshatit, duke u futur ne rrugicen e vet, ndjeu qe dikush e kapi nga supet dhe e terhoqi prane vetes. Ndjeu buzet e nxehta ne qafen e zbuluar. U drodh, djali e ktheu me fytyre nga ai dhe e puthi fort ne buze. Te dy humben ne krahet e njeri tjetrit. U permend cupa dhe iku me vrap pa kthyer koken.

Por nuk zgjati shume qe te forcohej kjo dashuri e sapo celur si gonxhe e bukur. Vajzen e fejuan me mbleseri ne fshatin e saj. Ne fillim vjeshte kishte prere daten e dasmes.

Nje jave para dasmes erdhi i jati per te bluar grurin per miellin e dasmes.

Djali i Millonait rrinte i heshtur buze mokrave, qe bluanin grurin me kengen e tyre te mocme. Heshtje ne shpirtin e plagosur te djalit. Shikonte miellin si here here zbardhej me shume, here merzia e djalit nxin dhe ashtu thesin, qe dukej si nje goje e pangopur e mbushnin ngadale. U ul djali dhe koka mes grushtave te tij u var. Ngriti koken Derdhej mielli i bardhe.

Ne fshatin e vajzes kishin filluar sazet, do martohej ajo cupe, qe ai kishte filluar ta donte.

Mendonte djali i Millonait me kete miell, qe po bluaj une do te zene buken, kulace dhe do te bejne bakllava. Heshte djali dhe kujtoi ate puthje dritheruese te dhene ne rrugicen e shtepise se vajzes.

Perfyteroi dasmen, vallet ku ai nuk mund te marre pjese, si ne cdo gosti te fshatit te tij, ku shquhej si valltar i zoti.

Vetem nuses do ti dhimbset djali, e di, qe do ti mblidhet shpesh nje lemsh ne gjoksin e saj.

Ahh,….dora e sa e bardhe do te holloje byrek dhe me petet e holluara, do te jete shtrire dhe zemra e djalit te Millonait, nga gruri i bluar ne Mullirin e Millonait.

E di vajza, qe djali nuk ka zemer qe te beje te keqen te hedhe helm, se ja njeh cfare zemre ka djali i Millonait, ajo ka frike vetem nga farmaku i zemres se tij.

Keshtu u shua pa lindur mire dashuria e djalit te Millonait me vajzen e bukur te fshatit fqinj.

….Ti je nip Millonai, prandaj ta tregova kete histori te dhimbshme, te ndodhur dikur ne fshatin tone. Ajo edhe sot e kujton djalin e Millonait dhe te vetme puthje qe ka shijuar ne jeten e saj ….

Tiranë, më 10 Prill 2022.

About Post Author