Pirro Minella Millona:” Fundi i një misioni “sekret”…!!!”


” Fundi i një misioni “sekret”…!!!”

T R E G I M

…Ishte mesi i viteve 80-të. Shërbimi i rradhës për në Durrës. Arrita në stacionin e trenit dhe preva biletën tek biletaria, për Durrës dhe u futa n vagonin e parë..

Ishin vagona “polakë” u thonim ne atëherë, të ndarë, ku uleshin pak pasagjerl. Hap njl derl dhe ulem nl njl kolltuk. Plrballl meje ishte vetlm njl burrl nl moshl besoj tek 50.

Filloi udhltimi i gjatl. Jam tip, që e kam qejf bisedën, njohjen me pasagjerët, që kam në krah dhe kuptohet edhe biseda për tema të ndryshme.

Deri në Rrogozhinë, secili nga ne, në mendimet e veta.

Zakonisht merrja një libër, që te kaloja kohën.

Ishte një libër me tregime. Mbarova tregimin e parë dhe ngre sytë dhe shikoj me vëmendje pasagjerin përballë.

Kishte humbur në mendime me kokën e kthyer nga jashtë dhe sodiste me sy çfarë i afrohej përtej dritares së trenit, por mëndjen isha i sigurtë, se e kishte diku gjetkë.

Kishte një fytyrë të mprehtë ku sytë dukeshin tepër të gjallë dhe të zgjuar.

Zotëronte një konstrukt trupi tepër të rregullt, i formuar, i plotë dhe me duar të mëdha dhe i qetë në veprimet e tij.

Gjeta momentin, që u kthye nga unë dhe e pyes me mirësjellje:

-Nga jeni? .

Ishte mënyra për të filluar bisedën.

Më pa pak momente dhe me një zë të fortë dhe autoritar u përgjigj:

-Jam nga Durrësi.

Ra nje pauzë heshtje. Pastaj më pyeti, se nga isha unë, punën dhe ku banoja.

Për etike dhe unë e pyeta:

-Çfarë pune bëni?

Përgjigja e tij më habiti pak:

-Tani punoj mekanik.

E pashë me vëmëndje, në atë moshë që kishte kuptohet, kishte ushtruar profesion tjetër më parë dhe si kureshtar e shtova pyetjen:

-Po me parë, çfarë profesioni keni ushtruar.

Heshti pasagjeri përballë, heshti dhe pasi e pa që unë e kisha kuriozitetin, që ta dija për profesionin e tij e theu heshtjen dhe tregoi:

-Kam qënë me mision jashtë vendit diku në një shtet të fuqishëm perëndimor. Shërbeja si kamarier në një lokal të rëndësishëm.

Besoj ke lexuar për “heronjtë” e heshtur.

Dhe më rrefeu disa detaje jo të hollësishme për jetën e tij të dyfishtë.

Pas dy vjetësh u martova me një grua që ishte dhe ajo në sherbim, si unë diku në nëe hotel të madh.

Detyra jonë ishte të mblidhnim informata. Vazhduam këtë mision për rreth 3 vjet. I tërë plani na u prish, kur gruaja ime ngeli shtatzënë. Muajt po rrokulliseshin dhe ne kishim ankth. Duhej patjetër që gruaja ime të kthehej në Shqipëri për të lindur, se ishte rreziku i zbulimit tonë.

Këtu ndërhyra une me takt:

-Nëna kur lind fëmijën e vet këlthet në gjuhën amtare. Pra do të zbulohej, që ajo ishte shqiptare dhe Juve ju priste dëmimi.

Burri përballë meje u habit.

-Më vjen çudi, që e di këtë fakt, siç duket ke lexuar material të tillë.

-Po-ja ktheva kam lexuar dhe e di këtë fakt.

-Kështu në muajin e fundit u detyruam të dy të braktisnim atë qytet në shtetin perëndimor dhe të ktheheshim këtu në Shqipëri. Misioni yne kishte përfunduar..

Kur mbaroi rrëfimin e tij, me pa në sy dhe shtoi:

-Tani bëj një jetë të qetë familjare në Durrës në gjirin e familjes së bashku me gruan dhe dy fëmijët, se këtu lindëm dhe vajzën e dytë.

…..Deri në Durres pastaj bëmë biseda të tjera, Kur zbritëm më takoi dhe më uroi suksese në jetë……

About Post Author