Pirro Minella Millona:” Gjigandët e Arsimit Kombëtar në vite.. Shkollat ” Koto Hoxhi” Gjirokastër dhe “Dhaskal Todri” Elbasan…!!


Pirro Minella Millona

…” Gjigandët e Arsimit Kombetar në vite.. Shkollat ” Koto Hoxhi” Gjirokastër dhe “Dhaskal Todri” Elbasan…!!”

…Para disa ditësh ndodhesha në Elbasan. Duke shkuar tek Terminali i Linjës Tiranës, shikimin e kalova edhe tek fasada e Shkollës “Dhaskal Todri”. Mbresa të fuqishme kalova ndër mënd. Edhe gjatë udhëtimit për Tiranë, e përpilova “platformën” e thurrjes së një skice modeste, për kontributet e kësaj shkolle…

Kontakti i parë me shkollën “Dhaskal Todri” e kam në rininë time të parë…..

Konkursi i Anatomisë, zhvillohej në ato vite në rang kombëtar. Presor Tolja, mësuesi i apasionuar kishte ngritur një ekip të mrekullushëm, nxënës të klasave të teta, ne Shkollën “Koto Hoxhi”. viti 1969, një ekip tepër i mirë.

Kujtesa ime si gjithmon më vjen në ndihmë: Përbërja e ekipit ishte: Gaqo Puleri, Arben Lenja, Maksim Bulo dhe Dhimitraq Rafti, nga cunat gocat ishin: Vali Kuvarati, Lica Gjoni, e cila binte në sy si vajze pikaloshe, Pëllumbesha Panajoti dhe Elektra Çuka.

Arritën fitoren duke u shpallur e para në rreth , po kështu fituan edhe ndeshjen e zhvilluar me skollën “Lef Sallata” Vlorë.

Por njëpërgatitje edhe më e ethshme realizuan duke pritur tu ndeshjen finale, ku do të ndesheshim me shkollën “Dhaskal Todri” Elbasan, edhe kjo një shkollë me tradita mësimdashëse.

Finalja u zhvillua në Pallatin e Madh të Kulturës në Tiranë.

Edhe këtu “Kotohoxhasit”, të mobilizuar dhe tepër luftarakë dolën ballë lart, duke fituar me Shkollën “Dhaskal Todri” Elbasan.

Mbaj mënd, si dhuratë përfituam stilograf të zi me majë tl verdhë 720 leke dhe një vepër të E.Hoxhes.

Si qytetar elbasanas për me shumë se 25 vjet ku u rrita, u dhashë kontributin tim në shumë institucione kam detyrim të tregoj pak më gjerë, historikun dhe vlerat e shkollës “Dhaskal Todri” Elbasan.

*****

-Pak histori për Shkollën “Dhaskal Todri”…

Shkolla e Mesme “Dhaskal Todri” në Elbasan, i çeli dyert më 1 shtator 1966. Për herë të parë, në bankat e saj u ulën mbi 400 nxënës. Që në fillimet e saj është punuar në përzgjedhjen e mësuesve, në përqendrimin e laboratorëve dhe mjeteve didaktike e për pasojë që në vitet e para u bë një shkollë elitë në këtë qytet. Rinia e këtij gjimnazi mori pjesë në aksione kombëtare, që zakonisht zgjasnin një muaj.

Tashmë vendin e aksioneve e kanë zënë konkurset dhe olimpiadat, në të cilat nxënësit e kësaj shkolle shpesh dalin fitues.

*****

-Disa nga Olimpiadat ku janë përfaqësuar nxënësit e kësaj shkolle.

Nxënësit e “Dhaskal Todrit” kanë përfaqësuar Shqipërinë në olimpiada të tilla si: Olimpiada Botërore e Matematikës në Seul dhe Uashington. Ndërkohë, një numër i madh prezantimesh janë bërë në rang ballkanik. Në mjaft raste nxënësit e kësaj shkolle kanë dalë fitues. Prej disa vitesh, maturantët e kësaj shkolle organizojnë një konkurs ku me votat e tyre shpallin nxënësin më të mirë. Nxënësi përfiton një certifikatë të posaçme.

Por shkolla e vazhdon traditën, duke përsosur dijet dhe punën në drejtime të reja. Prej dy vjetësh “Dhaskal Todri” ka fituar në aktivitetin më të madh që organizohet mes 35 shkollave të qarkut i njohur si Maratona Rinore..

**********

-Gjimnazi “Dhaskal Todri” renditet prej shumë vitesh ndër shkollat më të mira të vëndit

Gjimnazi “Dhaskal Todri” i qytetit të Elbasanit prej vitesh renditet ndër më të mirët e vendit tonë, ndërsa një tjetër sukses është shënuar së fundi. Ky gjimnaz në Analizën kombëtare të Maturës 2018, sipas raportit të publikuar nga Ministria e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë si dhe Q.SH.A është renditur i pesti në shkallë kombëtare dhe më i miri në të gjithë Qarkun e Elbasanit duke shënuar kështu një tjetër sukses të jashtëzakonshëm që nga koha e krijimit të tij në vitin 1966.

Pas këtij suksesi të gjimnazit “Dhaskal Todri”, Bordi i Prindërve dhe Bordi i Shkollës i kanë propozuar Këshillit Bashkiak të Bashkisë së Elbasanit që këtij gjimnazi t’i jepet Titulli “Nderi i Qytetit të Elbasanit “me rastin e 7 Marsit, “Ditës së Mësuesit”.

*****

– Krenaria shkollës “Dhaskal Todri” janë nxënesit e talentuar sot personalitete të vëndit, që ka nxjerrë nga gjiri i vet.

Shkencëtarë, politikanë, artistë dhe sportistë janë ata që kanë krijuar reputacionin e rëndësishëm të kësaj shkolle. Nxënësit e gjimnazit “Dhaskal Todri” të qytetit të Elbasanit kanë konkurruar dhe kanë dalë fitues në olimpiada kombëtare e ndërkombëtare.

Ata janë të panumërt por ndër të mund të përmendim disa me aktivitet më të dendur publik.

“Të paktën një herë në dy vjet, shkolla jonë jep medalje të artë për nxënësin më të mirë”:

Nxënësit që janë vlerësuar me medalje të artë

* Teuta Dilo

* Shpresa Todri

* Merita Borodani, matematiciene, pedagoge jashtë shtetit

* Arben Stringa, specialist, informaticien, ndodhet në Kanada

* Arben Pralloi. Gjinekolog i njohur në Elbasan

* Ismail Stafa, pedagog UE

* Hipokrat Mici

* Lindita Kashari, pedagoge në universitetet jashtë vendit

* Hatixhe Xhepa

* Ardian Kadaifciu, mjek, shef i spitalit obsterik-gjinekologjik

* Azeta Qyrciu

* Gentian Vyshka

* Evis Bishqemi

* Zheni Mullajonuzi

* Erind Bedalli,

Por edhe shumë të tjerë me kontribute te shkëlqyera si:i Omer Stringa, Ardian Turku, Arjan Starova, Klejda Bega, Fatbardha Gjini, Vera Grabocka, Fatos Kongoli, Bardhyl Musai, Spiro Duni, Flutura Açka, Bardhoshe Sejdini, Aurela Kullolli, Armanda Xhaferri, Evis Kushi, Gledjan LLatja e plot të tjerë.

*****

Falë punës së trupës pedagogjike që ka ky gjimnaz dhe përkushtimit që tregojnë nxënësit në përvetësimin e njohurive “Dhaskal Todri” të mbetet në elitën e shkollave publike të Shqipërisë.

*****

-Vitet më të arta të kësaj shkolle?

Shkolla ka vërtet një histori të shkëlqyer dhe është e vështirë të ndash se cila nga periudhat të ketë qenë më e suksesshmja, por duhet veçuar periudha e viteve ’75 -’90.

Në këtë periudhë “Dhaskal Todri” mbahet si një nga shkollat elitë në vend. Rreth saj u grumbullua stafi më i papërsëritshëm. Në shkollë erdhën për të dhënë mësim edhe pedagogë të Universitetit të Tiranës. Ky fakt bëri që të shpërthejnë talentet.

Stafi pedagogjik i dha përparësi edukimit qytetar, atdhetar dhe shkencor të nxënësve.

Në këto vite janë afirmuar si personalitete emra të tillë si:

Xhuljeta Stringa dhe Xhemal Xhepa në letërsi

Zoja Bozgo, Viktor Kabili, Kozma Hakani, Petrit Peni në matematikë, Platon Miraku në fizikë.

Nikolla Pecini në Kimi.

Nazmi Zambaku në biologji.

Drita Isai ne histori.

Nga viti 1972 deri në vitin 1990, kjo shkollë ka pasur drejtorin që me të drejtë e quajnë “legjendar, Zeqir Sarja, i cili për 18 vjet udhëhoqi dhe mbajti lart lavdinë e saj.

*****

-Periudha e tranzicionit u ndie dhe në shkollën “Dhaskal Todri”

Në këto vite pati tronditje të lehtë, por shkolla e mori veten shpejt. Madje, ajo e përballoi me sukses eksperimentin e profilizimit të arsimit të mesëm të përgjithshëm bashkë me shkollat e tjera të vendit..

Kjo është një epokë e re, ku nxënësit janë përballur edhe me konkurse për studime jashtë shtetit.

Madje, ata janë afirmuar kudo që kanë shkuar në universitetet e Anglisë, Francës, Italisë, Amerikës, Kanadasë.

Për çdo vit rreth 30% e maturantëve nga kjo shkollë aplikojnë për në universitetet më të njohura të botës.

Dhe gati të gjithë dalin fitues dhe kanë lënë gjurmë kudo që kanë shkuar. Gjatë 10 viteve të fundit, shkolla ka nxjerrë gjithmonë fitues në konkursin që zhvillohet nga kolegjet amerikane të botës së bashkuar.

Mes tyre përmenden mund të përmëndim:

Bjorn Dapi, Erida Gjina, Ina Kodrasi, Besiana Kreka.

…Mërënjohje të thellë stafit pedagogjik të kësaj shkolle dhe nxënësve të talentuar të dalë nga bankat e Shkollës “Dhaskal Todri” Elbasan….

Shenim:Janë shfrytëzuar materiale të ndryshme, por edhe bisedat me mësuesit ku kam patur fatin ti njoh gjatë periudhës kur kam banuar në Elbasan. Sidomos periudha me detyren e Shefit të Financës Bashki Elbasan.

About Post Author