Pirro Minella Millona-“Heshtja është mikja ime e vërtetë


 “Heshtja është mikja ime e vërtetë, me heshtjen flë dhe me heshtjen zgjohem….!!!”

…..Dite dimri me shi të dëndur, muzgu ka rënë rri ulur në kolltukun e guzhinës dhe me kafenë para meditoj.
Kudo heshtje, asgjë nuk pëpitin.
Fjalët e heshtjes janë aq të rralla, sa nuk gjënden në asnjë libër.
Por ato janë të mbërthyer fort brënda gjoksit, ngrihen lart deri, por kurrë nuk artikulohen në gojë.
Kush i dëgjon fjalët e heshtjes sigurisht që ato nuk janë të destinuara për veshët tanë.
Fjalët e heshtjes vetëm ai që i lexon i kupton si pëshpëriten me xheste të vogla dhe nuk lëviz asnjë muskul i një fytyre të palëvizëshme.
Fjalët e heshtjes lexohen vetëm me sy mbyllur në ato meditimet e thella, që kushedi ku e kanë udhëkryqin e tyre.
Fjalët e heshtjes e gjejnë kumbimin e tyre në zëmër dhe zënë rrënjë thellë në shpirtin e plagosur, atje e kanë folenë në guackën e emocioneve të pashprehura….
Heshtjen e merr kudo me vete, e merr në krah nuk thotë jo është e bindur mbetet mikja më e mirë është shumë më e mirë se çdo gjë tjetër. Ajo na shoqëron kudo edhe në natën e thellë pus.
Rri e strukur aty diku në një cep të shpirtit tim, nuk më ngacmon, nuk më prek.
Ajo flë me mua dhe me mua zgjohet.
Heshtjen e kam të pranishme edhe në rrjeshtat e mi edhe në kujtesën time të viteve të kaluara.
Ka një dialog tepër të mirëkuptueshëm me heshtjes dhe shpirtit tim, të dy flasin me njëri tjetrin dhe qajnë me njëri tjetrin.
E marr me vete heshtjen dhe në mëngjezet gri në kafenë me mua rri më shoqëron edhe rrugës.
Kudo është me mua heshtja në mendimet e mia, por edhe në ato fantazitë e çmëndura, pjesë të kësaj fantazie është edhe heshtja ime.
Heshtja është me mua edhe në historitë e hershme, apo në librat e “verdhë” diku të lexuara tinzësh nga prindërit tanë është aty në mes të fletëve të zverdhura.
Dhe para nesh në heshtje të thellë në dimrin si jemi tani shikoj si janë tretur ato gjethet që shikoj përditë në Liqenin e Tiranës, apo të shtrira në stolat e braktisur.
Në heshtje u tret edhe pika e lotit të asaj zonje fisnike me thinjat e argjenda mbi supe dhe me rrudhat rreth syve të fryre nga lotëët .
Në heshtje ashtu ngadalë gjethet e pemëve bien për tokë dhe treten ngadalë në syte tanë.
Dega e dashurisë vdes, po në heshtje.
Po në heshtje pashë vështrimin që hidhte ai djaloshi atë mëngjes buzë liqenit çupës të bukur që kishte në prehërin e vet.
Jam i sigurtë se në ato nota të heshtjes po lind një dashuri mes tyre.
Po në heshtjen e thellë është lindur e rritur brenga e atij zotnie të moshuar që baret me shkopin e tij dhe zgjedh çdo hap për të hedhur.
…..Këto meditoj këtë buzë mbrëmje në kolltukun e guzhinës time. Jam i sigurtë se edhe nata që na përpiu në heshtjen tonë do të vdesë për ti lënë rrallën lindje së ditës së nesërme me zhurmën e jetës të pëërditshme.
Sa e fuqishme është heshtja e shpirtit tonë…..

Pirro Minella Millona

About Post Author