Pirro Minella Millona

” Ikja e shpejtë , la prapa trishtim e brengë të përjetshme….!!!”
…..Kokë ulur hyra në dhomë .
U ngrit në këmbë, kishim kohe pa u pare, puthem me mall te dy. Nuk kisha fjale ta ngushëlloja, për humbjen aq papritur te bashkëshortes se tij, qe ishte dhe njëkohësisht shoqja ime dikur studente.
Na sollën kafene. Cigaren e padjegur deri ne fund e shtypi dhe ndezi tjetrën. Nuk kishte pike gjaku ne fytyre…..
Te dy mendonim, ishim studente, kur u dashuruan te dy.
Një dashuri tepër e madhe e thelle plot jete e pasion mbi dyzetë vjet bashke kudo dhe një dite papritur ikën ne përjetësi.
Filloi te flasë me zë te ulet, duke mu drejtuar mua, por me shume i fliste vetes se vet për ta bindur:
“Sa papritur mu ndërprenë tere ëndrrat e bukura qe kisha me te. Nuk e mendova kurrë se ishte nata e fundit qe ajo flinte me mua. Nuk i dhurova ato përqafime për shume nete te tjera, sa e ndjej mungesën e atyre përqafimeve.
Te nesërmen ne mëngjes si zakonisht iku për ne pune, kurse ditën tjetër jo, sa puthje do ti dhuroja pa dale nga dera e shtëpisë.
Si tani ne vesh dëgjoj atë zërin e saj “ditën e mire”, ishte hera e fundit qe e dëgjova, sa keq nuk e dija, përndryshe atë zë do ta regjistroja ne celular dhe ta dëgjoja çdo mëngjes me vone. Sa here te me merrte malli për ate ze!!”
Dëgjo miku im-e ngriti zërin dhe me gisht mu drejtua mua:
-Bëji gjerat sic duhet qe te kesh te nesërmen, se ndryshe ajo nuk vjen dhe te ngelet vetëm e sotmja. Ja unë nuk kam me te nesërme me te, thua kam bere gabime.
Sot për ty mund te jete hera e fundit qe te shikojnë njerëzit e tu. Prandaj atë qe ke për te bere për ata njerëz beje sot, se ja si mua e nesërmja nuk vjen me kurrë.
Do te pendohesh kur te mendosh se nuk gjete kohen për një buzëqeshje, për një përqafim te ngrohte edhe për një puthje se ishe duke u marre me diçka tjetër, qe mund ta beje me vone, kurse këto nuk i realizon dot me kurrë as sot as mot e përjetë.
Sa nevoje kam unë për te, prandaj mbaji afër ata qe dashuron, sillu me ngrohtësi me ta, gjej kohen edhe duke sakrifikuar diçka tjetër . Thuaji fjalët me te dashura qe te burojnë nga thellësia e shpirtit tënd për ata qe dashuron.
….Mos harro se një dite edhe unë dhe ti do te ikim dhe askush nga njerëzit qe na rrethojnë nuk do te te kujtojnë mua dhe ty për ato mendime qe kemi sot ne kokën tone te pashprehura me ata, pra ato mendime diku te fshehura thelle dhe qe nuk do te marrin udhe kurrë….