Pirro Minella Millona-” Je romani kurrë nuk mbaron, romani që vetëm të josh….!!!”


Pirro Minella Millona

…..” Je romani kurrë nuk mbaron, romani që vetëm të josh….!!!”

….Me flokët e zeza mbi ballë, ata sytë e bukur, që thyejnë çdo vështrim, çdo mashkull e bën të të ndjekë me vështrim deri sa të humbasë silueta tej në horizont.
Duke mediturar për të ju drejtova thellë në shpirtin e saj:
Ti je si libri, që shfletoj, ku çdo fletë e jotja elektrizon qelizat e fjetura.
Jam lexues kureshtar dhe lag gishtin e shfletoj fletet e çdo petali tënd, vetëm prush dhe vullkan ka në to..
Ti je roman, që nuk mbaron, por më josh në çdo fletë të tij, megjithëse e kam shfletuar mbi njëqind herë.
A kishte faj buza ime pse dridhej, po dora ime a kishte faj, kur pas trupit tënd lidhej kudo në çdo pore të tij.
A thua Perendia e ka shkruar për mua romanin tim, ku je Ti. Gjithshka e jotja ndjen epshin e fjetur, gjithshka trazon pasionin e etur, gjithshka, që posedon Ti është adrenalinë.
Kur qesh, kur qan, përherë e bukura serioze,
Kur më bën të dorëzohem para teje, femra e çmendurive të mija. Kur bërtet e qiellin e çjerr me të bërtitura,
Kur je trishtuar, kur je qeshur, kur je zgjuar.
Kur je pjesë e ëndërrave të mia të turpsheme.
Kur Ti e urta, Ti shtriga, Ti e bukura, seriozia, e liga.
Kur pa mëshirë puth, xhvesh, prek, ndjen, grris.
Kur je Ti esenca ime e rrjeshtave të ndezur. Pa këtë esencë as kafja kur e pi nuk më ka shije.
Vetëm një herë doja lakuriq xhveshur të të vështroja.
Vetëm një herë doja të shikoja shpirtin tënd lakuriq të drithërohej. Vetem një herë doja të të shikoja ashtu si vetëm errësira të shikon përherë
Vetëm një herë doja të shikoja ato fantazitë e tua, dëshirat e tua të çmendura, pasionet, ëndërrat vetëm Unë doja ti zbuloja.
….Megjithshka që Ti fsheh si thesaret e tu në rrjeshtat e mia ti plotësoja dhe kryeveprën të ndërtoja.
Sa dëshirë kam të shikoja tek Ty femrën, që deri sot askush nuk e ka pare, të flakë prangat.
Ti ke lindur për të jetuar….!!!

Pirro Minella Millona

About Post Author