Pirro Minella Millona-“Jeta ka të papritura, duhet të mësohesh me Atë, ti përshtatesh Asaj…!!!”


Pirro Minella Millona

  · 

….”Jeta ka të papritura, duhet të mësohesh me Atë, ti përshtatesh Asaj…!!!”

….Rrotullohet e shtrirë, në shtratin e saj, aty në errësirën e dhomës, me atë pak ndriçim ambazhuri tek koka mendon, mendon….

Ishte gjithshka për Ate, Ai i panjohuri që mbeti tërë jetën, por plot jete, i lutej shpirti i saj të kishte paqe me atë të panjohurin e përjetshëm.

I tillë hyri dhe mbeti në zemrën e saj.

Tani i mbetej të kujtonte vetëm ledhatimin e tij në ënderrat e bukura që shihte përherë si serialet e filmave me dashuri.

Mendonte ku vallë jetonte Ai tani, në cilën botë, ku e bën shëtitjen e mbrëmjes, vallë përsëri në rrugën e tyre me blira, ku mund ta gjeje buzë mbrëmjes, mos vallë i ka ngritur pritë Ai diku në errësirën që mbulonte kudo??!!.

A mundet vallë ta shikonte më pas kaq kohësh do ta njihte nga larg ashtu si atëherë me atë ecjen karakteristike të lehtë??!!.

Do të mjaftonte shpresa e saj e bardhe, që ta ngrohte në dimrin e acartë zemren e tij e ftohur nga vitet e mërgimit??!!.

Te dëgjonte rrëzë veshit aëe fjalën e ëmbël : “Të dua”

Dhe ti rrëfente si e kishte kaluar jetën pa të, pa përkëledhjet e tij, vetëm në ënderrat çdo natë e takonte, por nuk mjaftonte më.

Ti rrëfente për shpirtin e saj, si ai lumi i rrëmbyer që vjen nga mali, shtratin e ndërron nuk kishte atë rrugëtim si më parë.

Ti rrëfente për zemrën e shkretë “të zhuritur” në zjarrin e pritjes së ethshme, të drithëruar.

Ishte e gatshme dhe jetën ta dhuronte edhe shpirtin ishte gati ta ndronte vetem që Ai, ti falte pak ndriçim, pak ngrohtësi.

E pranonte në heshtje, se kjo ishte tashmë jeta e saj.

Akoma nuk ishte në gjëndje ta drejtonte plotësisht pikërisht ku prek shikimi i saj.

Donte të jetonte në atë botë, që ajo tashmë e shikonte vetëm në ëndrrat e saj pa mbarim.

E kuptonte se fati dhe lumturia e saj është ajo gjëndje, ku ajo lirshëm të punonte dhe të arrinte ato rezultate, që dëshironte.

Gëzimi dhe pikëllimi, hareja dhe vuajtja, kënaqësia dhe dhimbja vazhdimisht ishin të pranishëm në jetën e saj, ato vetëm ndërroheshin, zëvëndësoheshin pandërprerë.

Dhe atë nate për herë të parë vendosi të largohet nga e kaluara e cila nuk kthehet më.

Jeta gjithnjë është brenda saj, duhet ta kërkojë brënda vetes , të mësohet që ta dojë me çdo kusht, me çdo çmim.

Në rast të kundërt është vetë Jeta që do të hakmerrej karshi saj.

….Jeta, mrekullia e saj qëndron jo në sendet materiale, por atje thellë në sofren e shtruar nga shpirti i saj.

Këtë arriti të kuptoj atë natë të gjate midis ëndrrës dhe realitetit ku jeton….

Pirro Minella Millona

About Post Author