Pirro Minella Millona-…” Jeta “sekrete” e secilit bashkë me adresën e pa koduar, na shoqëron kurdoherë ….!!!”


…” Jeta “sekrete” e secilit bashkë me adresën e pa koduar, na shoqëron kurdoherë ….!!!”

…..”Të gjitha qënjet njerëzore kanë tre jetë: jetën publike, jetën private dhe jetën sekrete…!!!”… Gabriel García Márquez.
Sapo e kishte lexuar këtë thënje, u ngrit shkoi në frigorifer mori diçka të ftohtë dhe u ul përsëri.
E kishte prekur kjo thënje, e bëri më të vetëdijshme, se sado të mundohet të shpetoje nga ajo jetë, nuk e linte të qetë, “adresa” ku ishte porta hyrëse e jetës sekrete.
Ajo portë shërbente si çeles për të hapur labirinthet e nëndheshme të shpirtit. Edhe aty kishte senat dhe senatori i fuqishëm, që e komandonte këtë labirinth e kishte emrin e pergjithshëm “Sekret”.
Kishte kaluar kohë dhe ishte e qetë në jetën familjare që kishte ndërtuar, por pikërisht sot, kjo adresë “sekrete” i solli mesazhin e rikthimit të mikut të saj të dikurshëm.
Vetëm ai e dinte adresën “sekrete” për të komunikuar me të.
E kishte parë në rrugë tek kalonte si dikur i menduar, me hap të qetë dhe të matur.
Ajo e vështronte nga dritarja me perden mënjanuar.
Vetvetiu të nesërmen këmbët nuk i komandoi dhe ju afrua postës “sekrete” si dikur.
Futi dorën e vogël dhe gjeti shënimin e tij:
“Vetëm tre ditë kohë kam për të të takuar. Në oren 19 të pres tek vendi ynë i takimit”
E mori në duar e zhubrosi si për të larguar atë drithërimë që i shkaktoi. Tërë rrugën në kthim atë mendonte.
Ora po kalonte dhe po afrohej ankthi i takimit pas kaq kohëve.
Valle do të riktheheshin në po atë pike të nisje si dikur??.
Me kujdes u vesh si atëherë kur ishte në atë moshë rinore.
E gjeti fustanin e futur në një qoshe të dollapit në një “boçe” me plaçkat e vjetra të vajzërisë.
Edhe flokët ashtu i krehu si atëherë. Me vizë anash. Gjeti edhe sandalet ngjyrë qumështi prej lekure. I provoi për çudi nuk e vranë, edhe këmbët ju binden atyre sandaleve të rinisë.
Eci ngadalë dhe ja tej shquajti siluetën e tij, mbështetur tek pema e tyre. Rrotull muzgu kishte pushtuar tërë hapsirën…..
Vonë u kujtuan të shkëputeshin nga njëri tjetri.
Të dy një mendim kishin në kokë.
…..Takimi i fundit. Nuk ka më kthim prapa. Koha e rinisë kishte përfunduar. Jo, u përkisnin familjeve të tyre.
Ishte “mëkati” i fundit, që kryenin në emer të “dashurisë” të groposur thellë në shpirtërat e tyre…..

Pirro Minella Millona

Tiranë, më 9 Nëntor 2022. 

About Post Author