Pirro Minella Millona:” Jetë e prerë pabesisht përgjysëm….!!!”


” Jetë e prerë pabesisht përgjysem….!!!”

…..Kishte disa vjet, që luftonte me sëmundjen e keqe, ishte konsulta e fundit. E dinte fundin e pashmangshëm i tmerrshëm, që e priste. Më në fund pas gjithë atyre viteve dhëmbje e ankth, çuditërisht sot, që doli nga klinika ishte i qete.

I kishte larë”hesapet” me jetën.

Priste orën dhe datën të shkonte i përgatitur në “parajsë”.

Eci ngadalë dhe këmbët e çuan tek stacioni i autobuzëve për në qytetin e tij të largët.

Në heshtje hypi në autobuz. Filluan të vijnë një e nga një edhe pasagjerët e tjerë.

Kishte rënë në mendime, duke parë nga dritarja, kur e shkundi zëri i ëmbël, por i njohur i një femre:

-Mund të ulem këtu, është i zënë vendi??.

Kthehu koken e pa, para tij një femër e bukur, floke zezë, trup të imet dhe me një çantë udhëtimi në dorë.

Ishte ish shoqja e tij e gjimnazit, por vitet e kishin formuar si një femër të plotësuar dhe të bukur.

U përqafuan me mall. I liroi vëndin pranë dritares.

Pas pak autobuzi nisi udhëtimin e gjatë për në qytetin e tij të vogël, atje tej në këmbët e një lumi.

Sa mall kishin për njëri tjetrin. Kishin patur disa relata të ëmbëla në atë kohë të ndrydhur, por jeta i kishte degdisur në pole të kundërta. Te dy nuk ishin martuar, si për koiçidencë të fatit të tyre të lënë përgjysëm.

Rruga vazhdonte dhe ata vazhdonin udhëtimin e tyre ndër vite.

U gjallerua, e harroi fundin e tmerrshëm, që kishte ngritur lakun e saj pas çdo kthese të jetës.

Në një moment u panë të dy thellë në sy dhe lëshuan një psherëtimë pendese.

Ishte vone, shumë vonë, për të dy.

Pasi e pyeti për gjithë rrugëtimin e saj, ishte e natyrshme, që shoqja e gjimnazit u bë gati të pyeste Atë për pjesën e rrugës së shtruar të jetës së tij.

Nuk foli shumë vetëm pak fjalë, dy shprehje.

“Po shkoj në qytetin tim të vogël, të lindjes, së po përgatitem për banesën e përjetshme….

Zoti ma caktoi fatin tim, vetëm pak vaj ka mbetur nga kandili im i jetës….”

….Ra një heshtje e thellë, e trishtueshme.

Befas ajo e përqafoi fort dhe ashtu të dy u shkrehën në dënesa të mbytyr.

E dinin, që të dy se ishte përqafimi i munguar, por fatkeqësisht i fundit për të dy në këtë Jetë…..

About Post Author