Pirro Minella Millona
….” Jo rrobat e vjetra, mos i hidhni më duhen si nishan….!!!”
…Një telefonate dhe pas çerek ore, u gënda në mes të shoqërisë së disa miqve të hershëm për mua. Para gotës së rakisë “zbërthehesh” më mirë, je më i sinqertë. Biseda të bukura kudo kujtime, nga bashkëshokët e mi. Strumbullari ishte një mik që gjithmonë shquhet për këto raporte në shoqëri. Di të mbajë “ndezur” muhabetin, si prushin në mangall.
Kur erdhi rradha të tregonte miku ynë “rrëfeu”një episod të bukur.
…Isha para shumë vitesh në kontroll diku në një subjet dhe pasi kishim mbaruar, dolëm në qytet takuam artistët, që kishin ardhur për një shfaqje aty ku isha unë me shërbim.
Spikata mikun tim të nderuarin Albert Vërria, pasi shkëmbyem përshëndetjet e rastit u ulëm në lokalin para institucioni kulturor. Atë darke kishin shfaqje. I dhashë fjalen se do te shkoja.
Kur u ngritëm i them:
-Hyp në makinë se do të të çoj në një vend për të të bërë një surprizë, të bukur.
Nuk i tregova asgjë. Makina pas disa minutash qëndroi para një godine shtatë katëshe. Zbritëm të dy. Alberti nuk po e kuptonte se përse e solla aty. Doli pronari, një miku im dhe na ftoi brënda.
Une u ngrita dhe i shkela syrin pronarit. Ai më ndoqi prapa.
I shpjegova duke i thënë:
-Dua ta veshësh artistin e nderuar komplet me tesha të reja.
Nuk e bëri fjalën dysh dhe i thirri Artistit ta ndiqja. Edhe unë me ta pas pak u gjendëm në katin e tretë.
Aty i them Albertit të zgjidhte çfarë kosutimi ti pëlqente, këmishën, kullaron dhe bluzën me ngjyrën e preferuar të tij. Të zhvishte të gjitha teshat në trup. Biles dhe të brëndëshmet ja ndruam Artistit.
Pasi doli Alberti, kishte marrë një pamje krejt tjetër, më i ri shumë më i ri, tepër këndshëm, ishte transformuar shumë “xha Sulua”.
Rrobat e vjetra dikush i futi në një qese për ti hedhur, kur ndërhyn Alberti dhe me atë të qeshurën e tij karakteristike na thotë:
-Jo, më duhen rrobat e vjetra si nishan për në shtëpi se do më thonë ku ke qenë që ke dalë lakuriq…
…..Kishte të drejtë Artisti, në shtëpi niste ” lufta” pastaj….
