Pirro Minella Millona-…” Kam gjetur njeriun e ëndrrave të mia rinore…!!!


Pirro Minella Millona

  · 

….” Kam gjetur njeriun e ëndrrave të mia rinore…..!!!.

….Përballë kam miken e hershme, pas shumë vitesh u takuam në lokalin e qytetit tonë të dashur përballë Sahatit të Qytetit, simboli krenar i tij.

Buzëqeshja në fytyrën e saj është shënja e një jete të vështirë të kaluar, shëmbëllen me tatuashin e pashlyeshëm te saj.

Fytyra e saj tregon sa ka bërtitur në heshtje.

Është shënja e një jete të jetuar tërësisht mes rrahjeve të zemrës përzier me ankthin e currilave të lotëve të shpirtit të saj.

Dhe une dua që pas buzëqeshjes së gruas, mikes time të hershme shpresoj të zbuloj një histori të mahnitëshme.

Ajo është e fortë, nuk kërkon asgjë të tepruar, nuk tregon dobësi ashtu si e karakterizon një grua të zakonshme.

Jam i bindur se partneri i saj i fortë ka patur nevojë më shumë se kushdo tjeter për dashuri të thellë të saj.

Po prisja me kërshëri të dëgjoja rrugëtimin e saj ndër këto vite që nuk ishim takuar bashkë.

“Une ndihem krenare për veten time sepse gjithshka që kam bërë e kam bërë me zemer. Në çdo gjë që kam kaluar ka pasur copëza dashurie nga unë.

Ndihem krenare për veten time së në mes kaq fytyrash të rreme, kam ditur të jem vetvetja, kuptohet në kompleks me të mirat dhe të këqijat që kam mbartur unë.

Une jetoj dhe përsëri jetoj sipas mënyrës time unike.

Paradoksi i jetës kam arritur në konkluzion se njerëzit që janë të lirë, gjithmonë na kushtojnë më shtrenjtë, paguajnë më shumë se kushdo tjetër në jetë.

Të tjerët që të rrethojnë janë thjeshtë dhuratë.

Ata vijnë.. të dëgjojnë..të kuptojnë dhe qëndrojnë me ty.

Kapen pas ideve tuaja gjatë gjithë kohës, pavarësisht kush janë

dhe sa trima, budallenj apo naivë të gjorë janë në vetvete.

Kuptova që une isha e rëndësishme për ta, por edhe ata janë të rëndesishëm për mua ne periudhat e jetës time.

Në jetë ne bëjmë më shumë përpjekje për t’u kapur pas asaj, që në fakt nuk është kurrë me të vërtetë për Ne, për jetën që duam të krijojmë Ne. Rraskapitemi nga përpjekjet e jashtëzakonshme.

Ne luftojmë për atë që është larg dhe gjithmonë ka qënë larg, tepër larg nesh kurdoherë..

Në jetë njerëzit që janë të lirë, janë më të shtrenjtë edhe për të tjerët, ata të zakonshmit në paguajmë me të njëjtën monedhë si për njerëzit e lirë..

Dhe erdhi një dite zbulova njeriun që nuk më tradhëton kurrë…

Por para këtij zbulimi kalova shumë tradhëti.

Zbulova se shkëlqimi i jashtëm në fasad nuk krahasohet me bukurinë e brëndëshme shpirtërore të tij.

Çdo gjë që është vetëm në aparencë me shiun e parë lahet, kurse ajo që është brënda shpirtit gjithmonë mund të digjet dhe të ngrohë shpirtin tënd të vuajtur.

Por vetëm një dite do ta kuptosh atë mirësi.

Pikërisht butësia dhe kujdesi janë ato që tregojnë forcën e brëndshme…

Kam gjetur njeriun që më përqafon edhe kur grindem me të, kushedi në sa raste i kam thënë “Boll nuk duroj më “. Ai më merr kokën dhe ma puth me ëmbëlsi.

Kam gjetur njeriun pavarësisht shqetësimeve të shumta që kemi, mendon gjithmonë për mua, edhe kur Unë nuk jam aty me Atë,por mendon vetëm për zemrën time.

Kam gjetur njeriun, që sa herë kam qarë, kurre nuk më ka bërë pyetje si ndodhi, por ato pyetje humbin në krahët e tij që më pushtojnë me ngrohtësi.

Kam gjetur njeriun, që shndrohet në këngëtar, poetin dhe mjekun për shpirtin tim.

Kam gjejtur njeriun, që në asnjë moment nuk ka ikur nga unë, por më ka çuar të shikoj detin e ngrohtë, freskinë e malit të lartë dhe më dhuron edhe çmëndurinë së bashku.

Kam gjetur njeriun që londron në sytë e mi

Kam gjetur njeriun, që është në gjëndje të tregojë përrallen që kam ëndrruar gjithmonë kur isha fëmijë dhe kur u rrita e kisha vendosur në cepin e errët të zemrës time.

Kam gjetur njeriun, që pa mua mund të shkojë kudo, por që pa mua nuk është njëlloj.

Kam gjetur njeriun, sa herë vendos kokën në gjoksin e tij, kalon ngadalë gishtat në floket e mi, i di pikat e “dobëta” dhe dehet me parfumin e tyre..

Kam gjetur njeriun që jam e lumtur, kam gjetur njeriun e zemrës time, kam gjetur thesarin që më mungonte.

…..Kam gjetur njeriun e ëndrrave të mia rinore…..!!!

Pirro Minella Millona

About Post Author