Pirro Minella Millona: …” Kush ka dashur, nuk mund të dashurojë më..!!!”


Pirro Minella Millona: …” Kush ka dashur, nuk mund të dashurojë më, kush është djegur njëherë i sigurtë, që nuk digjet më..!!!”

…” Kush ka dashur, nuk mund te dashuroje me, kush eshte djegur njehere i sigurte qe nuk digjet me..!!!”

….Duke shfletuar “Vjersha dhe Poema ” te te madhit Sergej Esenin, per dreq mu kujtua : Kush ka dashur, nuk mund te dashuroje me, kush eshte djegur njehere i sigurte qe nuk digjet me..!!!”

…..E di qe nuk me do, nuk te dhimbsem aspak, kushedi sa te tjere ke shtrennguar me pare si une.

Por ti ndizesh kete nate me mua, duke u shtrenguar ne supet e mi. Nuk dua dashuri nga Ty, vetem epshin tende zbraset, e di qe kushedi sa ke puhtur e shtrenguar si une deri tani!!.

Por sot, qe je me mua ata kane mbetur hije, neser jam une hija jote, per te gjetur dike tjeter, te shuash zjarrin nje cope here si ta shuajta une ate nate, ate zjarr te pashuar gjithmone qe ke ti.

Vetem bukurine tende ke ushtruar ne preherat e cdo mashkulli ku ke qendruar.

Je katile dhe ate nate me mua jam i sigurte, qe dike tjeter ke sjelle ndermend, por mos harro se edhe une me Ty beja dashuri mendjen tek ajo tjetra e kisha, mos u merzit as Ti me mua se nje tjeter kam ne shpirt.

Kjo lidhja jone e shpejte nuk eshte fat as per mua dhe aq me pak per Ty, eshte vetem nje flake qe u ndez ne ato momente dhe u shua perseri.

Te njoha ate nate rastesisht , po ashtu shume thjesht te thashe “Mirembetsh”

Dhe Ti pas asaj nate tere epsh,do te kalosh dite me merzi, por nje mbremje do ti besh hi se do te gjesh dike te te shuaj perseri ate epsh qe ke gjithmone brenda teje.

Nje gje te jesh e sigurte mos lakmo ti marresh mendjen dikujt qe nuk ka njohur puthjen dhe ka bere dashuri.

Sigurisht rastesisht do te takohemi perballe Ti ne krah te nje burri tjeter, une do te kem dale ne shetitoren e zakonshme ku u njohem ne te dy.

Jam i sigurte sa te me shohesh mua do ti ngjishesh Atij tjetrit, ashtu tines do me shikosh dhe nen buze do me thuash “Mirembrema”, kurse une duke tundur lehte koken do te them “Ta kalosh bukur mbremjen e rradhes”

Dhe Ti do te vazhdohsh rrugen per te bere dashuri

….Une do te vazhdoj rrugen i qete, nuk do me trubulloje asgje, shpirti nuk do me dridhet. E di thenjen mikja ime e dashur;

“Kush ka dashur, nuk mund te dashuroje, kush eshte djegur i sigurte qe nuk digjet me”….

About Post Author