Pirro Minella Millona:… “Largesia nuk na ndan…


Pirro Minella Millona

“Largesia nuk na ndan, sa prane jemi mes nesh…te dy nje interval shpirteror…!!”

….Vjeshte, kudo vjeshte gri!!

“Shi bie ne Tirane, qetesi ne shpirterat tane…!!”

Ndihet kudo ne motin, qe qemton shi.

Rri shikoj si bie shiu ne trotuar.

Tek Ty pa dashur me sjellin kujtimet tona, megjithese jeta na ka shperndare larg njeri tjetrit, jetojme perseri mes shpirterave tane, jemi shume prane, asgje nuk na ndalon dot per te qene nje interval shpirteror!!.

Sot me “mbyti” malli per Ty!!

Mall per te afruar takimin tone te pare..!!.

Shikoj rete gri, qe mbuluan qiellin dhe shkarkuan shi, befas une ndjeva te dridhurat ne trupin tim dhe syte me tradhetuan, pika loti, me bulezat e shiut u bashkuan ne faqet e mia.

Ndjenjat per Ty edhe me te fuqishme aty buze trotuarit shpirtin tim e pershkuan, e trazuan, e bene te kelthase heshturazi, e bene te fluturoje tek Ty!!.

Ngrita syte nga qielli, ku rete vazhdonin te shkarkonin fuqishem rrekete e shiut.

Ky shi me solli mall, ate mall, qe po e puthja aq embel.

E ndjeva shume mungesen tende, ky mall per Ty po me gryen mua se gjalli, si erozioni token dhe e con ne det,

Te dy endemi larg shume, larg nga njeri tjetrit, por jetojme aty ne folene e njeri tjetrit ne shpirtin e mbushur me rryme jetesore. Rregetojme ne rruget tona pa fund, duke u afruar cdo dite drejt bregut te perbashket..

Dhe une i ulur aty buze trotuarit rashe ne enderrime, atje ku shpirti ndihet i lire dhe une humbas.

Aty shpirti im me shpirtin tend, shmallen nga malli i pashuar, aty ne enderrime pasioni dhe epshi treten lehte, ku cdo deshire shkrihet ne mes trupave tane.

Aty ne enderrimet e mia Ti merr jete, rrjedh brenda ne venat e mia furishem, thelle ne shpirtin tim eshte skalitur emri Yt, dashuria ime.

Befas u drodha, ndjeva ftohte aty buze trotuarit, ecja , me mendimet e mia, fluturoja tek Ty, kthehesha ne shpirtin tend, duke lene pas rruget pa kthim.

Dhe bera bilancin, sa shpejt iken ditet, vrapuan tatepjete si perroi i rrembyer, qe zbret nga faqja e malit.

Sa shume kujtoj nga Ty, sa frymemarje te shpeshtuar dhe te ngrohte kam marre nga Ty.

…Sa shpejt u rrokullisen muajt, aq me shume malli me ka marre.

Ne fund te rrugices ne dalje te qytetit ndalova:

” Nuk do te jete e larget dita, kur te takohemi te dy…!!!??…”

About Post Author