…. ” Letrat e pa dërguara, malli brënda tyre, motivi dhe dashuria e shprehur në to…!!!”
…. Jeta i ka edhe ndarjet, jo vetëm për shkak të “konflikteve” të brendeshme, por edhe për “konfliktete” ideore të asaj kohe, ku kemi jetuar.
U mundua ta harroje, duke e lënë gjysmën e zemrës së tij atje në qytetin e vogël buzë lumit të “egër” të Europës.
Jeta e mori para në rrymën e saj të fuqishme.
Kishte kohe që po mundohej ta harronte.
Kur nje ditë në mëngjes mbi tavolinën e tij të punes ishte një zarf i madh, i bardhë, pa adresë të dërguesit, vetëm emri i tij ishte shënuar me atë kaligrafi aq të njohur dhe të dashur për të.
Duke ju dridhur duart, u mbështet në kolltuk dhe e hapi.
Mbi tavolinë ranë shumë copa letrash të mbledhura, pak të zverdhura nga koha e thurrjes së tyre.
Mori të parën që i zuri dora, buzëqeshi, pas çdo rrjeshti kishte kujtimin e saj, buzëqeshi si atëherë….
Brënda tyre ishte dashuria, dëshira e pashprehur me aq pathos të Asaj.
U rrënqeth nga ajo që lexoi, lumturinë e saj në momentin e njohjes të parë, të fjales së parë, të buzëqeshjes së parë, të puthjes së parë.
Dhe letrat e padërguar bënë “biografinë” e tyre të dashurisë në shpërthim.
Mendoi se rrjedha e jetës se tij i kishte rrëshqitur nëpër duar dhe nuk kishte mundur ta drejtonte atë, për ti marrë më të mirën mbushur me dashuri.
Në letrën e fundit lexoi vetëm:
” Të pres edhe sot dhe nuk jam mërzitur me këtë pritje. Mos harro të pres çdo natë duke folur me ty . E di që malli për Ty më vret çdo ditë nga pak…”
Ngriti sytë, mendoi gjatë, i mbylli letrat dhe foli vetes:
“E di nuk do ta takoj kurrë, nuk kam forcë ta përballoj një takim të dytë”.

Diçka e nxehtë e pickoi thellë në shpirtin e tij.
….Vetëm buzëqeshjen e saj të fundit e kishte marrë me vete, Ajo buzëqeshje e kishte ndjekur tërë këto vite dhe e priste përsëri në rrugë për ta ndjekur përgjithmonë…..