Pirro Minella Millona-….” Lulet e deles me petalet e saj të hequra një nga një “Më do, s’më do”….!!!”


Pirro Minella Millona

….” Lulet e deles me petalet e saj të hequra një nga një “Më do, s’më do”….!!!”

….Mëngjes vjeshte…!!
Duke bërë përshndetjet e rastit, dikush nga mikeshat më dërgoi këtë fotografi me lulet e deles.
Më pelqeu shumë dhe ua dërgova shumë miqve të mi.
Nuk vonoi dhe erdhi përshëndetja:
-Gjesi poet. Ditë të bukur si kjo kurorë me lule dele të kesh sot!!
-Po me petalet, “më do, s’më do”
-Poooo tamam.
Haaahaaa.,sa bukur
-Faleminderi mikja ime më solle fabulën për skicën time.
-Shume e bukur Poet, pres të ma dërgosh, më takon mua të parën ta lexoj. Dite të bukur, plot frymëzim Poet!….
Dikur kur banoja në Gjirokastër. Ishim të vegjël. Shkonim andej nga Grehoti dhe mblidhnim kamomil dhe kishte dhe shumë lule dele. Mbaj mënd që mblodha shumë lule dele dhe ja dhashe shoqes time të vegjëlisë, për të bërë kurorë dhe tja vendosja unë në kokë.
U ulëm të dy dhe ajo me tërë vëmëndjen e saj ishte përqëndruar tek kurora. Po merrte formë, une e shikoja me admirim.
E mbaroi dhe unë u ngrita dhe me kujdes ja vendosa në kokën e saj të bukur me flokët ojna, ojna ngjyrë kafe të çelët dhe fytyrën që i ndrinte edhe më shumë nga rrezet e diellit.
U përqafuam fort në atë përqafim fëminor të pafajshëm.
Në doren e majtë mora një lule dele dhe fillova ti shkëpus petalet e saj, duke thënë: “më do, s’më do”
Shoqja ime më ndiqte me “ankth”.
Çfarë do të thoshte petali i fundit i lule deles?
-Më do??
-Apo s,më do?
Edhe unë në petalet e fundit atë mendoja “Më do” shoqja ime apo petali do më thoshte “S’më do”
Erdhi petali i fundit i lule deles dhe “fati” më erdhi në derë.
Në petalin e fundit doli” Më do”
Vrullshëm ngrita kokën e pashë në sy shoqen time të fëmijërisë.
Nëe e kuq i veçantë i përshkonte fytyrën ëngjëllore.
U përqafuam fort dhe të dy nuk merrnim frymë.
Rrjedha e jetës e solli, të mos ta shikoj më shoqen e fëmijërisë, bashke me të edhe petalin e fundit të lule deles: “Më do”.
Humbi në kthinat e jetës.
…..Por sot Ti, mikesha ime ma riktheve në kujtesën time ashtu të freskët si atë dite të bukur aty, duke thurrur kurorën me lule dele….

Pirro Minella Millona

Tiranë, më 11 Nëntor 2022.

About Post Author