Pirro Minella Millona-me botimin” Romanca…


…PËRSHËNDETJE MIQËSIA IME!!

Të nderuar miq të miqësisë time të mrekulllueshme!!
Të nderuar miq të artit e letërsisë!!
Të nderuar lexues dhe adhurues të krijimtarisë time modeste!!
Të nderuar të afërm të mi!!
Të nderuar dashamirësit të shumtë, që jeni kurdoherë prezent në profilin tim!!.

JU FTOJ :
Ditën e shtunë, më datë 10 Dhjetor 2022 , Ora 10.00 në Sallën e Bibliotekës të Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, të merrni pjesë, dhe të ndajmë së bashku momente emocionale në ceremoninë festive të paraqitjes të vëllimit Tim të parë Pirro Minella Millona
Respekte pa fund për Ju pjestarët prezent në këtë paraqitje dhe për ata që nuk kanë mundësi të vijnë!!

PARATHËNIE

… E çuditshme sot kur kthej kokën prapa. Nga Financieri Profesionist, sot shumë më quajnë Financieri Romantik!!
E gjitha kjo filloi atë ditë, më 19 Prill 2019, kur i ulur me Profesor Jani Joro, pasi më dëgjoi me vëmëndje dy grimca jete të treguara me “pathos” më tha diçka interesante dhe të papritur për mua:
” Pirro, Ti tregon bukur dhe paske shumë kujtime të bukura. Hidhi si kujtime në letër”- them se kanë vlerë.
Deri në atë çast as që më kishte vajtur mëndja për ti hedhur në letër, që të transmetoheshin edhe brezave të mëvonshëm.Më vuri në mendime. Por përsëri nuk kisha besim tek vetja ime.
Ra heshtja Unë përtypja akoma këto fjalë në mëndjen time.
Edhe më vinte mirë edhe nuk guxoja.Kështu filloi kjo “odise” e gjatë dhe falë përkushtimit të mikut tim të nderuar që çdo herë më nxiste të tregoja diçka fillova të hedh në leter këto kujtime.
Biles sa herë që më “ngacmonte” Profesor Jani Unë nxirrja nga arkivi im një skicë, një përjetim. Menjëherë grimcën e asaj skice e hidhja në celularin tim si mesazh. Kështu fillova të krijoj arkivin tim. Dhe sot numëroj me mijra të tilla, disa të bukura, disa të goditura, por të gjitha jetësore. Aty është Jeta ime, por edhe e shokëve të mi, të bashkëpunëtorëve të mi dhe të njerëzve të njohur nga pozicioni i punës me shërbime të shumta.
Gjithmonë Profesor Jani, më thoshte me të qeshur:
-Qënke “hambar me kujtime”, pa asnjë shënim dhe tërë këto skica.
-Po- ja ktheva Unë mund të thurr me qindra, kam shumë dedikime për njerëzit e nderuar të larguar nga jeta, kam intervista me njerëz të ndryshëm për jetën e tyre, midis tyre dhe personazhe në shumë fusha të jetës. Kam shumë kujtime: si për veten time, familjen apo shokët. Po edhe skica me përmbatje sociale.
Profesori ka mbështetur dhe inkurajuar më të rinjte të jenë të guximshëm në rrugën e bukur, por të vështirë të letërsisë së vërtetë. Ishte dhe një njeri i bukur në shpirt. Tepër korrekt, tepër i angazhuar në ecurinë time. Bashkë kemi patur dhe shumë “divergjenca” në problemet e ndryshme që rrihnim gjatë bisedave të gjata. Biles na ka rastisur që të jemi “grindur” dhe me ditë të tëra. Edhe kemi mbajtur “kokën mënjanë”, por sigurisht Profesori nuk gjykohet dhe ja Unë sot përgatitem të dal me vëllimin e parë “Romanca… “. Shumë vëllime me romanca me një redaktim janë për tu dorëzuar në dorën e lexuesit.Ndërkohë presin rradhën të shikojnë dritën e botimit jo pak por mbi 2400 skica nga shumë zhanre, si : Kujtime Fëmijërinë, për Çarshovën, Gjirokastrën, Elbasanin, Tiranën, kujtime studentore, kujtime të një audituesi, intervistat dedikimet dhe shumë romanca ….
Faleminderi Profesor Jani Joro për mundësinë që më dhe duke zbuluar tek unë edhe prirjen për të shkruar….

Me shumë respekt e dashuri

Pirro Minella Millona

About Post Author