Pirro Minella Millona…” Më prano të jem “Skllavi” yt, “Mbretëresha” e maturës tonë…”


Pirro Minella Millona

…” Me prano te jem “Skllavi” yt, “Mbreteresha” e matures tone…”

…Mbremje mature me zhurme e potere. Kuptohet qe jeta do te beje ndarjen natyrale te tyre. Shtigjet e jetes do te jene te ndryshme per te gjithe. Binte ne sy ajo e “vocgla” e matures qe dikush i thirri: “Je si qershia mbi torte”.

Befas nga mesi i shokeve u shkeput shoku i saj me i mire, nje djalosh me “supergjatesi” i veshur me “zhele”. E rrembeu te “vocglen” dhe e uli mbi tavoline.

I vendosi ne koke kuroren e ullirit dhe shoket duartrokiten dhe e quajten “Mbreteresha” e mbremjes se tyre.

“Skllavi” u ul ne gjunje dhe duke ju lutur i tha:

“Me prano si “Skllavin” tend nena “Mbretereshe”…

Lokali oshetiu nga duartrokitjet e forta te shokeve te tyre.

Por historia vazhdon…

Pas afro 40 vjeteve befas u ndeshen para nje jave, nje takim i rastit rrugeve te qytetit te tyre “Skllavi” me “Mbretereshen”. Takim i malluar.

“Skllavi” ju lut “Mbretereshes” ta shoqeronte deri tek urbani per te shkuar diku.

Ecen bashke deri sa u afruan tek stacioni. Ne ane te rruges ishin dy gure dhe “Skllavi” e drejtoi “Mberetereshen” per tu ulur.

Filluan te kuvendonin shtruar.

Po afrohej urbani, “Mbreteresha” me delikatese, i drejtohet skllavit duke treguar me koke ne drejtim te urbanit:

‘Erdhi urbani do te hypesh”

E befasoi pergjigja e shokut te matures.

“Tani qe takova “Mbretereshen”, le te ikin urbanet, presim te tjeret ne vazhdim”

Keshtu kuvendi i embel vazhdonte dhe minutat e pamershishme ja linin njera tjetres vendin duke parakaluar me shpejtesi.

Si shoke te hershem maturante ishin zhytyr ne detin e kujtimeve te bukura..

Vone shume vone i erdhi rradha “Skllavit”, per te hypur ne urban.

U pershendeten nje cope here te gjate, per te pritur takimin e rradhes.

…”Mbreteresha” ishte akoma brenda bisedes me “Skllavin”maturant…

About Post Author