Pirro Minella Millona:” Më vlerësove shumë me këtë dhuratë, që për mua është më e bukura, kjo buqetë me trëndafila të kuq…….!!!”


…..” Më vlerësove shumë me këtë dhuratë, që për mua është më e bukura, kjo buqetë me trëndafila të kuq…….!!!”

…….Duke komunikuar me nje miken time te hershme, elbasanase, krejt papritur me thote:

” Poet do te largohem nga Tirana, mbase edhe per gjithmone. Do te shkoj tek vajza se ka nevoje, pres te behem perseri gjyshe, ti qendroj afer”.

Te them te drejten me erdhi keq, se kam teper relata te mira te nje miqesie te paster dhe teper fisnike.

-Rruga e mbare mikja ime, por perseri do ti ruajme, keto raporte aq miqesore dhe te respektuar per njeri tjetrin. Mbase para se te ikesh nje kafe miqesie e konsumojme.

Ne mbremje mikesha ime ishte ne linje, pershendetem njeri tjetrin dhe me tha:

-Do te pime kafene, po qe se je i lire. Si thua Poet ne ore 11 tek gjykata, ne po ate lokal ku e kemi pire edhe me pare.

Ne mengjes, para se te shkoja ne lokalin e caktuar u drejtova tek nje njesi sherbimi dhe perzgjodha nje buqete trendafilash, te kuq. Mikesha ime qe sherben me njeh si klient stabel dhe duke buzeqeshur me tha:

-Kete buqete te bukur me trendafila per ndonje mikeshe tende besoj:

-Po, i thashe nje mike e vyer.

Arrita ne lokal dhe nuk u vonua dhe erdhi e qeshur si gjithmone mikesha ime. E shoqeronte qeni bukurosh bardhosh, miku i perhershem.

E veshur me nje trecerekshme me ngjyre te celet me pantallona me kuadrate te vogla dhe si gjithmone buzeqeshja e saj shlodhese.

Me dha doren, per nje moment me pa ne sy dhe me tha:

-E meriton nje perqafim pavaresisht “Virusit”. Me kete suprize qe me bete, Eshte dhurata me e bukur qe mund te me bente miku im dhe ju jeni i tille per mua.

U ulem dhe filluam te bisedojme,

-Une kam qene ne nje shkolle me Dolen tende, ajo ishte dy vjet me e madhe se une tek shkolla “Xhaferr Kongoli” Me ju nuk kemi njohje nga afer ne Elbasan. Pastaj jeta te merr ne rrymen e saj.

Dhe ja sot jemi miq ketu mbi nje vit, me relata vertet te mrekullushem. Ju percillni energji pozitive, jo vetem me skicat ku jeni origjinal, ku une e kam shprehur shpesh ne komentet e mia, por edhe ne maredhenjet njerezore me mua.

Ke nje krijimtari te larmishme, te pasur, mendoj se se shpejti do te kemi vellimet e para.

-Po, sigurisht, per mua mbaroi faza e prezantimit te kujtimeve te mia dhe ka ardhur momenti te dal edhe me vellimin e pare, mendoj ne fillim skicat lirike dhe romantike, ku nuk jane te pakta, besoj mbi 130 te tilla. Pastaj edhe kujtimet e mia, per Carshoven, Gjirokastren, per Elbasanin dhe te tjera kujtime. Po keshtu te jemi shendoshe se kam menduar edhe disa novela diku me rreth 50 e shumta 80 faqe, per histori te ndryshme njerezore……

Ju mikja ime ju kam dedikuar disa skica, ku mund te permend sidomos ajo e dates 26 mars 2020, “Te ftoj ne vallezim”, qe per mua eshte e paperseritshme.

-Po, e vertete miku im ajo edhe per mua eshte Perle, nuk mund te thurret me. Te dy ishim ne perfeksion ne ate kercim. Do ta mbaj mend tere jeten time . Por edhe skica per shetitjen buze detit, e ke pershkuar drejt artistikisht dhe teper te mbushur me ndjenje. Jam e dashuruar me detin, ku bisedoj si me shokun tim me besnik…..

…Shkarazi, pa me bisht te syrit oren. E kuptova atehere edhe une pashe oren ne cel. Kishte fluturuar mbi dy ore.

U ngrita dhe e percolla deri tek parkimi ku kishte lene makinen e saj. U perqafuam perseri:

-Faleminderit dhe Ti poet. Je njeri i mrekullueshem- keto ishin fjalet e fundit te mikes time.

E ndoqa me sy deri sa doli nga parkimi. Por mora me vete buzeqeshjen e atyre syve aq te bukur te mbushur me drite e mirenjohje….

…Sigurisht tani mikesha ime eshte ne aeroport, duke pritur kohen te fluturoje me avion. I jap mundesine qe te shijoje e fundit ndjesite e nje miku te saj.

Rruge te mbare mikja ime, te jesh e lumtur prane femijeve tu, shendet dhe mirenjohje pa fund nga ana ime…..

About Post Author


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *