Pirro Minella Millona-“Meditim për çastet para gjumit….!!!”


.”Meditim për çastet para gjumit….!!!”

….Nuk po e merrte gjumi, përpëlitej në shtresat e ngrohta.

Herë rrotullohej majtas, herë djathtas, herë duart poshtë kokës, herë mblidhte këmbët …

I vinin mendime, që e bënin edhe për të qarë, herë vala e mendimeve, që e bënin të qeshte fort brënda shpirtit.

Gjumin e kishte akoma larg, shumë larg, vetëm sytë e bukur përpëliten, një mendim e trazon e “grryen” aty brënda shpirtit.

Nuk e përcaktonte dot konkretisht, ishte kujtim, apo ndoshta një dëshirë e parealizuar, por më e sakte ishte një mungesë tërë jetën e jetuar!!.

Këto dilema i bëhen pengesë gjumit, nuk e lënë të futet në qepallat dhe të rëndojë sytë për gjumë.

Mediton, psherëtin në atë errësirë, në atë heshtje, dikur ishin duart e dikujt që e mbanin shtrënguar fort.

Ato buzët e Atij derdheshin qafës ashtu tërë zjarr dhe të harbuar pa kurrë farë ndrojtje.

Ato netë nuk kishte heshtje vetëm klithje shpirti, nata

gumëzhinte me potere.

Psheretiu thellë, Ehhh…. ato kohra, kur ishte femër e lakmuar edhe Hëna ishte ziliqare dhe Yjet eksituar nga lart ndriçonin më fort.

Ashtu binin një e nga një në natën pus nga puthjet e të “marrit” të hireve të saj.

Kurse Hënës i zbehej ndriçimi nga zilia, kur në gjoksin e saj derdhej kënaqësia.

Ato netë i kalonte zgjuar dhe mërzitej, kur Dielli nxirrte kokën dhe lajmëronte se kishte mbaruar koha e tyre….

…..Ahh… sot çastet para gjumit sa kanë ndryshuar flasin ashtu heshtur dhe me heshtjen e tyre atë e çmend……

Pirro Minella Millona

About Post Author