Pirro Minella Millona-Mesazhi drejtuar studentëve i ish dekanit te fakultetit ekonomik


MESAZHI DREJTUAR STUDENTËVE I ISH DEKANIT TE FAKULTETIT EKONOMIK PËR VITIN AKADEMIK 2022-2023 !!

…..” Si ish Pedagog dhe Dekan i Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, me rastin e fillimit të Vitit të Ri Shkollor, Ju uroj të gjithë studentëve të Universitetit dhe veçanërisht të Fakulteteve të Ekonomise, vit të mbarë dhe suksese në përgatitjen e tyre profesionale”.
Me respekt Skënder Kërçuku….!!!”

….Një takim sot me Profesor Skënder Kërçukun, me mesazhin drejtuar studentëvesi si dita e fillimit të vitit Akademik për studentët 2022-2023.
Ora 8,26 u ndodha në “selinë” e Profesor Skënderit në lokalin “Da Capo” .
E njihja korrektësinë e Profesorit dhe fiks në orën e caktuar 8,30 u shfaq i qeshur në ambjente e tij. U takuam me mall.
Koha tepër e gjatë nuk kishte ndikuar fare në marëdhënjet tona, ashtu të thjeshta, të çiltëra, që mbante gjithmonë Profesor Skënder Kërçuku.
U ulëm dhe filluam bisedën. E kisha menduar që Profesor Skënder Kërçuku sot të jepte një urim si dikur kur ishte pjesë aktive e Plejadës së profesorëve tanë të nderuar.
-Profesor besoj një mesazh të thjeshtë do të përcillni, si dikur ne studentëve me fillimin e vitit Akademik.
-Pirro e di që kam emocione sot për përcjelljen e këtij mesazhi.
Janë fjalë të një Profesori gjithmonë pranë studentëve të tij:
Pushuam një pauzë të dy. Secili në mendimet e veta.
Thyejta heshtjen:
-Profesor ju mbaj mënd kur simetrin e dytë si student te degës kontabël, na jepnit seminaret në lëndën “Teoria e Kontabilitetit”.
Isha kujdestar i Grupit ” 222. Por ju kutoj jo vetëm unë por gjithë studentët ashtu të qeshur shume masovik me studentët dhe gjithmonë ishit tepër i përgatitur .
Edhe jashtë orëve të mësimit kemi patur raporte tepër njerëzore Student dhe Ju si Pedagogu i ri. Erdhët në kohën për një energji të re me frymë të re në katedrat e ekonomikut dhe kudo.
Besoj do na tregoni diçka për veten tuaj. Rrugëtimin deri sot.
Se sot jemi me status të njëjtë “Kuadro në pension”
Qeshi Profesor Skënderi:
-Saktë Minella ashtu është.
Me lejo të kthehem në kohë. Kam mbaruar Teknikumin “Nako Spiru” në Tiranë në vitet 1961 deri më 1965. Menjëherë fillova punë në Uzinën mekanike Gramsh, ashtu quhej Uzina e armëve, për dy vjet 1965 deri më 1967, si ekonoimist, biles edhe me detyrën e zëvëndës Shef Finance.
Fillova studimet e larta Fakulteti Ekonomik Dega Kontabël në vitet 1967 deri më 1971.
Kuptohet kisha lehtësi në raport me studentët e tjerë, qe vinin nga gjimnazet. Ishte shkolla e mesme ekonomike dhe puna ime si financier në Gramsh.
Isha student me rezultate tepër të larta me notë mesatare diku 9,5, por as që kisha objektiv se mund të më mbanin si pedagog.
Më mbajtën asistent në Katedrën e Kontabilitetit, nga janari deri në qershor nuk më dhanë ngarkesë, duke më dhënë hapsirë të përgatitesha sa më mirë.
Por kam qënë antar Katedre qysh më 1968 si student merrja pjesë në mbledhjet e Katedrës së Kontabilitetit.
-Besoj Profesor se i mban mënd antarët e Katedrës së Kontabilitetit me të cilët ishit kolegë.
-Sigurisht po dhe ruaj respekt dhe konsideratën time më të lartë për të gjithë se më mbajtën afër ato vite te para.
-Shef Katedre i madhi Lefter Krriqi, “Babai i Kontabilitetit ” në Shqipëri. Mjaft i përgatitur jepte edhe “Financë”, “Analizë të Veprimtarisë të Ndërmarjeve” “Kontroll-Revizionimin”. Një veçori e tij mbante afër të rinjtë këtu futem edhe unë, por edhe me studentët marëdhënje tepër të mira e korrekte.
-Profesor Aristotel Pano, në plotë kuptimin e fjalës “Shkencëtar” me dije të jashtëzakonshme. I njohur edhe me tej se këtu.
-Xhemal Çela, “babaxhan” mjaft i përgatitur.
Ndërhyra unë: – E mbaj mënd Profesor, Borselina e Profesor Xhemalit dallohej gjithmonë.
-Bajram Maloku Zëvëndës Dekan, korrekt, kërkues.
-Profesor Baki Berberi, i përgatitur, masovik, tepër i komunikueshëm me studentet.
Përsëri fola unë: -Profesor Baki Berberin e kishim pedagogun kujdestar të grupit për dy vitet e fundit.
-Profesor Thanas Dhimarko, vinte si kuadër nga baza jepte “Kontabilitet Bujqesor”.
-Profesor Viktor Nushi, i dashur dhe masovik në marëdhënjet me studentët.
-Profesoreshë Fransuaza Londo, korrekte dhe kërkuese, jepte seminaret e ” Analizës së Veprimtarisë Ekonomike të Ndërmarjes”
-Besnik Hajdini, jepte “Analizë”.
Karriera ime në fillimet e mia si Pedagog ishte në dhënjen e “Teorisë së Kontabilitetit” dy vite. Pastaj kam dhënë ” Kontabilitet Industrial” për disa vite me rradhë. Më vonë edhe “Analizë e Veprimtarisë Ekonomike të Ndërmarjes” 1992 1993.
Nga fundi i viteve 70 kam shkruar shumë artikuj në shtypin e kohës ne fushen e analizës. Kam marrë pjesë edhe ne hartimin e teksve mësimore. Rreth 3000 faqe. Besoj nuk janë pak. Biles në vitin 1979 kam qenë Përgjegjës Degës Mësimore te Fakultetit. Ndihmës për anën mësimore të zëvëndës dekanit. Për ketë arësye kisha orë të redaktuara deri 450 në vit se më hante kohë edhe mbarëvajtja mësimore.
-Me sa di unë historia e emërimit tuaj si Dekan i Fakultetit Ekonomik ka një diçka të veçantë, specifike?
-Po isha me pushime në Pogradec me gruan. Me Vendim të Këshillit të Mimistrave isha emëruar më 11 gusht Dekan i Ekonomikut. Bashkë me ne ishte dhe Deko Rusi, dekani aktual i Ekonomikut. E mban mend besoj veturën e dekanit?
-Po Profesor “Varshava” ngjyrë të verdhë.
Kur do të kthehesha në Tiranë, një çun hypi nga dritarja, që më zuri një vënd në sedile, se kisha edhe gruan shtatzënë. Ndërkohë isha emëruar Dekan.
Motivi për emërimin tim si Dekan ishte:” “Të sillte frymë të re në drejtimin e Fakultetit”. Biles u ndërruan në mos gabohem 5 dekanë me këtë motivacion.
Këtë detyrë e vazhdova deri më 1989. Më kanë dekoruar me medaljet e kohës, për punë të mirë me studentët dhe krijimin e marëdhënjeve të reja pedagog-student.
Kam shkruar shume mbi 3000 faqe për universitetin dhe për shkollat e mesme.
Kam dhënë shumë intervista. Biles edhe monografi për personalitete të Ekonomikut.
-Po strehimi juaj në fillim. Me sa mbaj mënd unë ishte Godina 15, një kat i rezervuar për jua pedagogët e rinj. Besoj kati i dytë.
-Kujtesa jote nuk gabon, po në katin e dytë ishim strehuar ne pedagogët e rinj. Paradite pedagogë, në darkë me studentet luanim “5 katësh” si të barabartë.
Besoj si hera e parë mendoj ta ndërpresim se me sa shikoj unë, nuk qënke keq si gazetar “terreni” Pirro.
….U ngritëm dhe e shoqërova Profesorin deri në rezidencën e tij. Por rrugës kjo foto na befasoi. Një rrugë diku mbante emrin Rruga “Deko Rusi” . Një foto te çastit.
Kur u ndamë Profesor Skënderi më tha;
-Herë tjetër e di ku e kam “rezidencën” eja të pimë një gotë raki.
-Sigurisht Profesor, por kam edhe unë një “kusht ” mezet ti përgatisë gruaja ime se është elbasanase, por e pergatitur mirë edhe për guzhinën përmetare nga Nënokja ime….
….U ktheva dhe mora rrugën për në shtëpi, emocionet dhe çiltërsia e Profesor Skënder Kërçukut është për tu përmendur…

About Post Author